Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Dëmtimet i kthehen në gangrenë, mesfushori i kombëtares probleme me pulpën

Amir Abrashi ka vuajtur në gjysmën e parë të këtij sezoni më së shumti për vazhdimësinë. Mesfushori i kombëtares ka pasur probleme fizike dhe për këtë arsye ka grumbulluar vetëm pesë paraqitje me Frajburgun në Bundesligë.

Edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Bajern Mynih në të cilën ekipi i tij u mposht me rezultatin 2-1, “pitbulli”, ishtë i pafat duke qenë se u largua para kohe nga fusha, ekzaktësisht në minutën e 54, teksa ndjeu shqetësime në pulpë. Në fakt, Abrashi nuk e kishte nisur si titullar sfidën, por u aktivizua në minutën e pestë duke qenë se zëvendësoi shokun e tij që po ashtu ishte lënduar në lojë.

Gjithsesi, tashmë Abrashi shpreson të mos ketë ndonjë lëndim serioz dhe të mund të rikthehet shpejt në fushën e gjelbër, për të qenë sërish ai një nga lojtarët më të rëndësishëm për Frajburgun. /VipSport al/