

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, e ka cilësuar ndeshjen e sotme derbi ndaj Tiranës si sfidën e radhës për skuadrën e tij. Me një kalendar të ngjeshur e pa tifozë në stadiume, sfida e ka humbur bukurinë e zakonshme dhe për këtë ishte i ndërgjegjshëm edhe Demi në fjalët e tij për “SuperSport” para sfidës.
“Kjo është si çdo ndeshje e javës. Tani që i kemi çdo tre ditë, është njëlloj. Derbi ka emrin e madh por pa tifozë është ndeshja e radhës.
Ne të them të drejtën nuk na ka dhënë një motivim më shumë derbi edhe pse kemi fituar shumë herë në kohën time. Vjet i dha Tiranës, motivimin e ka ekipi, shpresojmë të fitojë. Sot kam besim të plotë që do të fitojmë.
Emra në merkato? Ato i di stafi, të shohim, po të ketë në merkato lojtarë cilësorë… Nuk duhet të bëjmë gabime se kemi qëlluar edhe që kemi bërë gabime.
Titulli? Është shumë herët akoma, Vllaznia ka ecur shumë mrië, aty-aty janë ndeshjet. Janë shumë skuadra që pretendojnë për titull, të paktën në fillim të kampionatit, është herët akoma”, tha Demi. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
VIDEO / Espanjol u tregon tifozëve “Pitbullin” Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo
Keidi Bare është kthyer në një.
Dëshira për t’u përballur me më të mirët, Berisha: Do bëjmë gjithçka për t’u kthyer në Serinë A
Etrit Berisha synon që etapa e.
VIDEO / “Një e enjte e paharrueshme”. Kumbulla karikon Romën me golin e tij
Marash Kumbulla do të mbetet jashtë.
Leave a Comment