

Gazmend Demi presidenti i skuadrës së Partizanit, është parë i gëzuar dukshëm në fund të derbit, sepse kjo fitore vlen shumë, e çon skuadrën e kuqe në vend të dytë dhe si rivali më i afërt për skuadrën e vendit të parë, Vllaznia. Për “Rtshsport”, pas ndeshjes me Tiranën, presidenti Demi ka pohuar: “Ndeshje e bukur e dyluftuar, e meritoj skuadra jonë këtë fitore”.
Çinari
“Ma tha edhe Genci Tomori, drejtori ynë që blerja jonë më e mirë deri më tani në këtë merkato është rikthimi i Çinarit. E përgëzoj për golin”.
Merkato
Demi nuk kursehet për të kuqtë, madje edhe në këtë janar, skuadra e tij ka bërë afrime cilësore, ndërsa thekson se nëse stafi vendos, ai do të jetë i gatshëm që t’u plotësojë dëshirat në ato reparte ku ka nevojë më shumë skuadra. “Janari është i vështirë, të shohim, sepse është duke u marrë stafi teknik”, – tha Gazmend Demi, presidenti i skuadrës së Partizanit.
E.Saliu/Vipsport.al/
more recommended stories
Vllaznia-Tirana, zbulohen arbitrat që ndajnë drejtësi në klasike
Vllaznia pret ditën e sotme Tiranën,.
Tre medalje në këtë vit, kampioni Smajlaj ende pa shpërblim: Shpresoj ta marr, më pret një javë e fortë
Izmir Smajlaj mund të konsiderohet pa.
Superiore/ Klasike me aromë titulli për Vllazninë, Laçi sfidon Partizanin në transfertë
Katër ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Leave a Comment