Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Del Piero e ka me Pirlon: Pse vendosi Ramsej në krahun e Hakimit, bardhezinjtë ishin pa ide

Juventus zhvilloi një performancë zhgënjyese në mbrëmjen e djeshme përballë Interit në transfertë. Bardhezinjtë u dorëzuan pa kushte ndaj zikaltërve me rezultatin 2-0, ndërsa pas sfidës ka pasur edhe kritika nga ana e legjendës së torinezëve, Alesandro Del Piero. Ish-futbollisti thekson se Juventusi ishte pa ide, por ka edhe një kritikë për Pirlon pasi ngre pyetje se pse duhej vendosur Ramsej në krahun e Hakimit, kur dihet se lojtari i Interit është impresionues.

“Mendoj se Juventusi luajti keq nga çdo pikëpamje. Kishin pak ide, nuk ishin agresivë dhe thuajse nuk goditën asnjëherë në portë. Meritë e Interit, por Juventusi në San Siro duhet të bëjë më shumë. Mendoj se nga fillimi, Juventusi u mundua të menaxhonte lojën në shpresë për të gjetur golin, por përballë gjeti përpara një skuadër perfekte.Inter luajti me qetësi dhe thjeshtësi, dinte gjithnjë çfarë të bënte në fushë, ndërsa bardhezinjtë ishin pa ide.

Pse Ronaldo në të djathtë? Nuk mendoj se ai ka detyra të veçanta taktike, pyetja e vërtetë është pse është vendosur Ramsej para Frabotës, kur dihet që Hakimi është vërtet impresionues. Juventusi është në një periudhë ndryshimi, ndërsa Interi tregoi thuajse të gjithë potencialin e tij, them thuajse sepse sulmi shpërdoroi disa raste”, u shpreh Del Piero. /VipSport.al/