Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Dede: Te Tirana duhej të rregulloja rrëmujën e dikujt tjetër. Unë kisha bërë formacion tjetër

Nevil Dede i është kthyer përsëri ditës së sotme, ku ai u largua nga stoli i Tiranës pak minuta para fillimt të ndeshjes kundër Laçit, Në ndërhyrjen e tij në “Pressing”, ish-trajneri i bardhebluve tregoi edhe një herë se çfarë e kishte shtyrë që t’i jepte lamtumirën skuadrës në këtë mënyeë, pak çaste para fillimit të një ndeshje, ku ai kishte planifikuar një formacion ndryshe nga ai që u hodh në fushë.

“Çdo gjë është bërë e qartë. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë tifozët, stafin, punonjësit, klubin dhe presidentin. E vërteta është e pastër dhe e qartë, nuk ndanim të njëjtin mendim për zhvillimin e lojtarëve dhe ecurinë e sezonit. Dikush duhet të hapë krahun dhe zakonisht janë trajnerët ata që hapin krahun.

Nuk dua të bëhem precedent. Në momentin që dikush merr përsipër një projekt, duhet të ekzistojë besimi. Çdo gjë është e kotë kur nuk ka besim. Jam pjesë e këtij klubi, jam rritur te ky klub, mendova të krijonim një projekt për periudhë afatgjatë. Kur nuk kemi të njëjtin mendim, atëherë duhet të ndahemi. Jam ndarë në mënyrën më paqësore të mundshme me presidentin Halili. Patjetër që mund të kishte zgjidhje tjetër. Unë nuk vajta nga rruga apo kisha vite pa punë. Lashë një punë tjetër, në një institucion të respektuar si FSHF. Shkova te Tirana, mendoja se do i përcillja shumë zhvillim klubit tim. Ndanim ide të ndryshme, kjo është e vërtetë. Presidenti nuk ishte dakord me filozofinë ndryshe timen.

Gjithmonë e kam marrë Tiranën jo në fillim të sezonit. Unë duhet të rregulloja “rrëmujat” që kishin bërë të tjerët. Nuk gjeta Kobina, Çelhakën apo Kale aty. Jam krenar për punën që bëra, por të tjerë njerëz e vlerësojnë.

Kam menduar për projekt afatgjatë. Kontrata ime ishte 2-vjeçare me Tiranën. Donim të bënim sa më mirë në këtë sezon dhe të hidhnim bazën për sezonin tjetër.

A është ndërhyrë nga klubi Tirana në punën e trajnerit? Asnjëherë, përveçse sot. Kjo ishte mosdakordësia, nuk ka rëndësi emrat e lojtarëve apo mënyra se si do të luanim. Kur nuk ke besim, do largohen gjithmonë trajnerët. Presidenti nuk ka si largohet, klubi është i tij.

Di që kam bërë një formacion tjetër, kaq. Tagrin e kanë zyrtarët e klubit, nuk e di se çfarë ndodhi më pas. Me mirësi dhe qetësi, sqarova presidentin. Mbi të gjithë të ngelemi miq në jetën private.

Nuk kam pse ndjej keqardhje, çdo gjë e kam bërë me bindjet e mia. Futbolli është çështje këndvështrimi, unë e shikoja ndryshe, nuk ndanim të njëjtin mendim me presidentin. Jeta do të vazhdojë. Nuk besoj se e lashë Tiranën në moment të vështirë. Janë rikthyer Torasa dhe Kale, klubi ka investuar te Seferi, skuadra është e plotë. Nuk jam nxituar, zgjedhjet duhet t’i bëjë trajneri në një klub futbolli “, ishte tregimi i Dedes. /vipsport.al/