Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Dede: Mezi presim të luajmë, unë nuk jam Zoti. Duam gjithmonë të jemi fitues

Nesër është radha e derbit të kryeqytetit që këtë herë do të luhet në Elbasan Arena, teksa te Tirana ka dalë në konferencë për shtyp trajneri Nevil Dede. Tekniku i bardhebluve thekson se lojtarët mezi e presin ta luajnë këtë ndeshje dhe se janë shumë të motivuar. Ndër të tjera, Dede shton se gara për titullin është e hapur për sa kohë e lejon matematika dhe nëse ai ndihet në presion, ashtu duhet të ndihen edhe skuadrat e tjera.

“Gjendja e skuadrës? Klima është pozitive gjithmonë kur fiton. Kjo ndeshje ka interes të veçantë, është reklama e futbollit shqiptarë. Jemi optimistë. Besoj se do i rikuperojmë shpejt edhe të dëmtuarit. Do bëhemi më solidë me përforcimet e ardhura.

Jehona e fitores së thellë? Çdo gjë është histori dhe është e shkruar. Kanë kaluar shumë ndeshje prej asaj dhe nuk di çfarë të them. E presim me optimizëm dhe duam ta shijojmë.

Duhet të flas për derbin dhe ndjesia ime është që ta shijoj. Jeta është e tillë dhe duam që gjithmonë të jemi fitues. Nëse kjo ndodh, e ke shijuar jetën tënde. Me këtë frymë shkojmë në derbi. Duam ta fitojmë dhe ta shijojmë. Ata që e shohin mund të konstatojnë gjëra që ju pëlqejnë ose jo. Jam një anëtar i grupit, jam i lumtur që punoj, gëzoj dhe vuaj me ta. Ne jemi bashkë.

Muçi Seferi në sulm? Kemi edhe një seancë stërvitore dhe pastaj do vendosim. Klubi po punon edhe për përforcime të tjera, pavarësisht problemeve që kemi kaluar. Nuk flas dot me emra. Derbi është ndeshja më e lehtë për t’u përgatitur. Shkoj në stërvitje dhe gjej entuziazëm. Mezi presim të luajmë. Lojtarët e gjejnë motivimin vetë.

Tirana për titull? Sa ka matematike përgjigja është e dhënë. Është java e 15-të, jo e 33-ta. Jam pjesë e Tiranës, e këtyre djemve dhe gjithçkaje që e përfaqëson ky klub. Të tjerët i kam miq, pavarësisht se fusha na vendos kundër. Mungesa e rezultateve mendohet sesi e shikoni.

Nëse jam unë nën presion, do jenë edhe nëntë skuadra të tjera. Jemi skuadra me më pak humbje. Të shohim sa fitues do jemi. Deklarata e Egbo? Çdo njeri ka te drejte të mendojë si do. Do merrem me të tashmen jo të shkuarën. Unë nuk jam Zoti të them se kush është e vërteta”, u shpreh Dede. /VipSport.al/