Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Dede: “Deti është i trazuar”, te Tirana ka gjithmonë dallgë!

Nevil Dede është entuziast që skuadra e tij rikthehet te fitorja me një ekip modest si Kastrioti. Pas ndeshjes, në emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, trajneri i skuadrës së Tiranës, Nevil Dede ka pohuar: “Mendoj që skuadra u shpreh mirë, në tërësi. Goditën shumë herë portën, shumë vertikalizime e dolën nga krahët, djemtë e merituan fitoren, tregeuan karakter, nuk është e thjeshtë të kthesh rezultatin, është grup fantastik djemsh, duke filluar nga kapiteni, Lika e pjesa tjetër, shpresojmë të na kthehet edhe Vangjeli”.

“Seferi është lojtar që ka cilësi, por mos harrojmë se është nën trysni të mediave e opinionit që pret shumë nga ai, Ai do kohën e vet të përshtatet. Ai i dha ritëm ekipit, më pëlqen, por në të tjera ndeshje ku nuk ka rezultat mund të ketë edhe panic. Për mua e rëndëësishme është të mos ketë shumë stres e të marrë gjërat gradualisht, edhe ne po mundohemi ta fusim në mënyrë të ngadaltë që të kuptojë gjërat dhe të tregojë vlerat. Ai ka potencial dhe është e rëndësishme për ne”.

“Nuk kisha panik, loja po luhej me një drejtim, kontrollonim ritmin e pësuam gol me goditje standarte, janë gjëra që ndodhin në futboll. Nuk kam folur fare dhe dëshiroja të mendoja që lojtarët të vazhdonin të luanin si po bënin. Më jepte besim loja se do të bëhej gol. Nuk jam fallxhor të parashikoja kur do tëbëhej goli, por mendoja që ekipi po bënte mirë”.

“Kur t’i vijë radha Partizanit do të mendojë për të, sa për sot ishim me 4-4-2 dhe romb në mesfushë, në këtë mënyrë logjika thoshte që jemi në superiortet në qendër. Pjesën e parë bëmë shuëm mrië, përveç dy kundërsulmeve. Pastaj në pjesën e dytë, pastaj edhe me zëvendësimet nuk mund të shkojë çdo gjë perfekt, tensioni i rezultatatit tkurr mendimet e lojtarëve. Por edhe Kastrioti doli, po vetëm në anësore, asnjëherë nuk ishim bosh në qendër.”

“Ndoshta ishte freskia që mori skuadra, një fazë loje e bëmë mirë e në tjetrën jo, nuk dolëm aq mirë sa në pjesën e dytë. Kjo skuadër ka shumë lojtarë që duan minutat, tre vinin nga dëmtimet. Me një djalë 18 vjeç që luajti sot, besoj se kjo ndeshje vajti mirë. E mira nuk ka fund, por e rëndësishme është që këta djem morën atë që meritonin, Përmbysëm reuzltat dhe atë lodhje e kthyem në lumturi për tifozët dhe klubin”.

“Shpresojmë të kthehen në formë optimale, më intereson boshti i skuadrës. Portierët, qendra e mbrojtjes, kapiteni i skuadrës, pastaj në sulm kemi më shumë zgjidhje me kthimin e Çelhakës e Kalesë. Kjo skuadër ka bërë mirë gjithmonë, janë të pathyeshëm prej 11 ndeshjesh, edhe pse nuk kemi fituar aq shumë. Sot u thashë që u kërkoj të jeni fitues. Te Tirana nuk të fal askush asgjë, duhet ta marrësh gjithmonë. Eksperimente nuk kam bërë, eksperiment kanë qenë vetëm ndërrime të lojtarëve që nuk kanë qenë në formën e duhur apo të dëmtuar.  Ka kaluar një dallgë, po ky klub ka gjithmonë dallgë, deti është i trazuar dhe kur nuk ka rezultate përsëriten situatat”, – tha Dede në fund të prononcimit pas ndeshjes së fituart me krutanët.

/Vipsport.al/