

Eksperienca e re e Lindon Selahit në kampionatin holandez ka nisur sot me një barazim për skuadrën e mesfushorit kuqezi. Futbollisti u transferua vetëm dy ditë më parë në radhët e Vilem II, ekip që po përpiqet të largohet nga fundi i renditjes së kampionatit dhe sot mori një pikë shumë të vlefshme ndaj një rivali direkt si Valvijk.
Në ndeshjen e cila përfundoi me rezultatin 1-1, Selahi u aktivizua në minutën e 70 te ndeshjes dhe ndihmoi skuadrën e tij që të ruante këtë barazim, që ishte shumë i rëndësishëm duke llogaritur se VIlem II lunate në transfertë ndaj ekipit që ka më lart në renditje.
Aktualisht skuadra e mesfushorit shqiptar gjendet në vendin e 16 në renditje, pozicion që të çon në play-off për të mos rënë nga kategoria, me 4 pikë më pak se Valvijk që është për momentin jashtë zonës së ftohtë të klasifikimit. /vipsport.al/
more recommended stories
Vllaznia-Tirana, zbulohen arbitrat që ndajnë drejtësi në klasike
Vllaznia pret ditën e sotme Tiranën,.
Tre medalje në këtë vit, kampioni Smajlaj ende pa shpërblim: Shpresoj ta marr, më pret një javë e fortë
Izmir Smajlaj mund të konsiderohet pa.
Superiore/ Klasike me aromë titulli për Vllazninë, Laçi sfidon Partizanin në transfertë
Katër ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Leave a Comment