

Humbja e Superkupës dhe disfata e fundit në kampionat përballë Veronës, ka bërë që presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis të mendojë seriozisht për të zëvendësuar trajnerin Xhenaro Gatuzo. Dhe, lista e presidentit napoletan duket se është e zgjeruar e në të nuk është vetëm emri i Rafa Benitez.
Së fundmi, mediat italiane kanë zbuluar se De Laurentis po shqyrton mundësinë edhe të punësimit të Masimiliano Alegrit apo Luçiano Spaletit. Dy trajnerë të cilët janë ekspertë të Serisë A dhe që Napolin mund ta ndihmonin shumë.
Megjithatë, edhe pse në momentin kur dalin alternativa nuk është e lehtë që Gatuzo të marrë maksimumin nga grupi, sërish tekniku ka mundësi për të ndryshuar situatën në tre ndeshjet e radhës, atë ndaj Specias në Kupë dhe Parmës dhe Xhenoas në kampionat. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment