Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Daja: Presim edhe mbrojtës, Lukas do penalizohet sipas rregullores së klubit. Nuk ka më lojë spektakolare

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka folur para mediave para ndeshjes së nesërme ndaj Skënderbeut. Tekniku i të kuqve ka theksuar se nga merkato pret edhe mbrojtës pasi është një repart që ka nevojë, ndërsa ndër të tjera theksoi se Lukas Kardozo do të penalizohet sipas rregullores së klubit për shkak se ka munguar në dy seancat e fundit.

“Jemi të kënaqur, pasi shtojmë edhe më shumë potencialin në mesfushë dhe sulm. Shtimi i rivaliteti i shtyn gjërat përpara në progres. Presim edhe mbrojtës, pasi kemi vetëm katër të tillë në organikë. Jemi në intensitet maksimal pune për sa i përket vëzhgimit të lojtarëve për t’u afruar. Janari të jep pak mundësi për futbollistë cilësorë. Vazhdojmë të jemi intensivë për përforcimet.

Nuk ngutemi, pasi çdo gabim mund të na kushtojë më pas. Respektojmë rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s për sa i përket bisedimeve. Jemi në bisedime me lojtarë brenda rregullave, emrat nuk i them dot. Sa nuk janë fakt nuk them. Vendimet i marrim bashkë që të ketë sa më pak mundësi gabimi.

Kampionati? Skuadrat janë ngjeshur, veç Vllaznisë së shkëputur. Me dy fitore del lart dhe me dy humbje zbret. Nuk ka diferenca, duke nisur nga Vllaznia. Kjo ngjeshje do jetë për shumë kohë. Tani më terrenet e rënduara nuk ka më lojë spektakolare, ka vetëm grintë. Ndeshjet po ngjeshën dhe nuk do ketë shumë ndryshim. Duhet të përshtatemi me terrenet dhe të jemi cinikë. Normalisht nuk ndryshojmë dot filozofinë e lojës. Udhëtojmë drejt Korçës dhe kam respektin më të madh për atë qytet, por nesër jemi kundërshtarë.

Broun dhe Lucas? Kam thënë që Partizani është institucion. Trajnerët dhe lojtarët janë kalimtarë. Është e mbyllur si lojtar i Partizanit. Po flas për Lucas, i cili ka qenë me ndeshje shumë të limituara në dy vitet e fundit. Ka qenë pjesë e rëndësishme te Partizani deri në këtë moment. Për një ofertë më të mirë ai do largimin, kur ka edhe 1.5 vite kontratë. Çfarëdo kombësie dhe çfarëdo lojtari, duhet të respektojë maksimalisht klubin, Partizani është institucion. Këtu bën pjesë edhe Brown.

E kemi të gjithë kontingjentin për Skënderbeun, përveç Idrizajt dhe Lucas, i cili nuk është paraqitur në dy seancat e fundit. Do të marrë penalitete sipas rregullores që ka klubi. Edhe dy afrimet do të jenë prezent nesër. Murataj dhe Stenio mund të luajnë. I pari ka shanse më shumë, pasi e njeh kampionatin shqiptar dhe e ka më të thjeshtë përshtatjen. Në varësi të ndeshjes mund të luajë edhe braziliani”, u shpreh Daja. /VipSport.al/