Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

COVID-19 shkatërron Europianin e ëndrrave, plani i UEFA-s drejt dështimit

EURO 2020 duhej të ishte një nga aktivitet unike në historinë e futbollit botëror. Një aktivitet madhor futbollistik që zhvillohej në 12 vende të ndryshme ishte një iniciativë e jashtëzakonshme dhe kërkonte një organizim të pashoq. UEFA ia doli të ndërtonte një formulë që mund të bënte të mundur një organizim të tillë në të gjithë kontinentin.

Por COVID-19 shkatërroi çdo plan, duke filluar nga shtyrja me një vit e turneut, që tashmë do të ndryshojë plotësisht. Sipas Karl Hainz Rumenige, plani për ta zhvilluar këtë turne në 12 shtete të ndryshme, po bëhet gati të anullohet nga UEFA, e cila në mars do të votojë për zhvillimin e tij në një vend të vetëm.

“Nuk duhet të harrojmë se ideja e këtij aktiviteti të veçantë erdhi në një periudhë kur koronavirusi nuk ekzistonte. Në atë kohë ishte një iniciativë e Bashkimit Europian i cili dëshironte të kishte futbollin në të gjithë kontinentin. Por unë e di që presidenti Aleksander Çeferin, i cili është jashtëzakonisht i kujdesshëm ndaj koronavirusit, po mendon nëse do të kishte më shumë kuptim që të luhej turneu në një vend të vetëm”, tha Rumenige.

Sipas mediave të ndryshme ndërkombëtare, UEFA nuk ka ndër mend që të anullojë turneun, edhe nëse do të jetë e detyruar që ta zhvillojë pa tifozë, pasi përndryshe do të pësonte humbje kolosale financiare. Por zhvillimi në një vend të vetëm, me Anglinë në vendin e parë mes preferencave, është një prej hipotezave më të mundshme në këtë moment ku në të gjithë kontinentin mbizotëron pasiguria për shkak të pandemisë. /vipsport.al/