

Ilir Daja sot do të ketë edhe një nga lojtarët e spikatur te Partizani në seoznin e shkuar, shkodranin Eraldo Çinari. Para ndeshjes derbi me Tiranën, Çinari tha për “Supersport”, se ishte një periudhë shumë e vështirë, kur ai ishte jashtë fushave të blerta, por ka thënë se tani gjithçka ka kaluar dhe ai është shumë i lumtur.
“Kur mora lajmin isha shumë i emocionuar. Është një gjë që nuk do ia uroja asnjë futbollisti. Ishte shumë e vështirë. Nëse do shënoja sot në derbi do të ishte një ëndërr. Nuk ka ndodhur asgjë, për derisa ne jemi këtu dhe merkato u hap. Ishim të pafajshëm. Më mirë gjërat i dinë gjyqtarët. Dyshimet? Unë ika te Alaveshi, pasi mu dha një fjalë, pasi kishte shkëmbim “e-mailesh”, mes Vllaznisë dhe Alaveshit. Por siç ndodh edhe këtu në Shqipëri, që i bëjnë gjërat nga të prapthi, ndodhi edhe kjo. Kosto financiare? Mund të them që kam 6 muaj pa luajtur dhe është shumë, jo vetëm për mua. Edhe në stërvitje, ndonjëherë të bie edhe motivimi. Dua t’i falënderoj të gjithë. Nga ana financiare, pritet deri në fund, por kemi një çështje dhe akoma nuk ka asgjë përfundimtare”.
“Partizani kampion? Partizani ka kualitetet, janë shumica e lojtarëve që dolën kampionë. Pse të mos e pretendojmë, 3 ndeshje janë, 9 pikë. Mund ta pyesni edhe Krymin, e kam uruar për fitoren në Ballsh dhe i thashë të ketë kujdes, pasi tani ai e di kë do ketë përballë. Unë e kam thënë edhe më parë, që kam miqtë e mi te Vllaznia, janë lojtarë me kualitete. Duhet falënderuar edhe sponsori Xhaferi, pasi ka bërë një punë shumë të madhe”, – tha mjaft i lumtur dhe emocionuar për këtë rikthim në fushë, sulmuesi Eraldo Çinari.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
VIDEO / Espanjol u tregon tifozëve “Pitbullin” Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo
Keidi Bare është kthyer në një.
Dëshira për t’u përballur me më të mirët, Berisha: Do bëjmë gjithçka për t’u kthyer në Serinë A
Etrit Berisha synon që etapa e.
VIDEO / “Një e enjte e paharrueshme”. Kumbulla karikon Romën me golin e tij
Marash Kumbulla do të mbetet jashtë.
Leave a Comment