

Drejtuesit e Juventusit janë duke punuar për t’i dhuruar një sulmues trajnerit Andrea Pirlo në këtë dritare të merkatos. Te bardhezinjtë i vetmi lojtar adapt për këtë rol është Alvaro Morata, duke qenë se Ronaldo, Dibala, Kieza apo Kulusevski e kanë të vështirë të përshtaten. Ndaj, Zonja e Vjetër po nxiton për të firmosur me një sulmues, ndërsa tashmë objektiv i vetëm është Xhanluka Skamaka.
Futbollisti aktivizohet me Xhenoan, mirëpo është në pronësi të Sasuolos, klub i cili po këmbëngul që Juventusi ta huazojë por me detyrimin e blerjes përfundimtare në fund të sezonit. Kjo alternativë nuk bind bardhezinjtë të cilët janë të gatshëm të shpenzojnë 22 milionë euro në total për transferimin, megjithatë kërkojnë të kenë të drejtën e blerjes dhe jo detyrimin.
Ky ngërç, bën që bisedimet të ngecin, ndërsa nga ana tjetër Sasuolo është e gatshme t’ia dhurojë sulmuesin Parmës, e cila edhe pse ekonomikisht ofron më pak se Juventus, është e gatshme të pranojë huazimin me detyrim blerje. Mbetet për t’u parë si torinezët do ta zgjidhin këtë çështje pasi rrezikojnë të mos ia kënaqin dëshirat Pirlos. /VipSpor.al/
more recommended stories
VIDEO / Marshimi rekord i Sitit vazhdon i pandalur, tani ai i Bajernit është vetëm 2 fitore larg
Mançester Siti ka shkuar sot 15.
VIDEO / Juventusi kthehet te fitoret, Specia e Ismajlit dorëzohet në pjesën e dytë
Juventusi u është kthyer përsëri fitoreve.
Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret!
Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin.
Ka Ibrën në Sanremo, Pioli: Festivali mbaron vonë, do të shoh Juventus-Spezia
Festivali i Sanremos është shumë i.
Leave a Comment