Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Çelhaka bëhet gati për rikthimin: Nuk isha përballur me kështu dëmtimesh, i mirëpres lojtarët e mirë

Jurgen Çelhaka është pranë rikthimit në fushë teksa ka lënë pas një dëmtim të rëndë që e ka mbajtur larg saj për pjesën e parë të sezonit. Mesfushori i Tiranës, ishte sot në konferencë për shtyp para ndeshjes me Kastriotin, teksa theksoi se nuk ishte përballur më parë me dëmtime të tilla dhe kaloi një periudhë të vështirë. Ndër të tjera, talenti i kryeqytetasve shtoi se Tirana duhet të mendojë për ndeshjen e radhës, pasi edhe vjet këtë bënë dhe dolën kampionë.

“Gjendja ime është shumë e mirë, jam rikthyer pas një kohe të gjatë. Tani jam gati në 100%-in tim, vetëm kondicioni im fizik nuk është aty ku duhet. Shpresoj me stërvitje do të arrij aty ku duhet dhe nga java tjetër, kismet Zotit, do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë.

Ka qenë shumë e vështirë, nuk isha përballur asnjëherë me kështu dëmtimesh, por të gjithë çunat më kanë qëndruar afër, të gjithë drejtuesit më kanë qëndruar afër. Kjo më ka bërë që të mos e ndjej fare këtë dëmtim.

Skuadra ka bërë ndeshje shumë të mira, të gjithë çunat kanë dhënë 100%, vetëm çështja e golit nuk është zgjidhur shumë mirë. Besoj se Seferi dhe Muçi do e zgjidhin çështjen e golit. Konkurrenca? I bën mirë ekipit, i mirëpres të gjithë lojtarët e mirë. Toli ka bërë ndeshje të mira, edhe unë mund të bëj ndeshje të mira tani që kthehem. Mund të luaj me Tolin dhe Bathën, i takon trajnerit.

Titulli? Mendoj se Tirana duhet të mendojë për ndeshjen e ardhshme. Edhe vjet kështu e nisëm dhe e përfunduam me titullin kampion. Ndaj Kastriotit është ndeshje e vështirë, ata janë agresivë, por ne jemi Tirana, luajmë në shtëpinë tonë dhe shkojmë vetëm për fitore.

Ndihem mirë, ndihem i vlerësuar, por nuk më takon mua të flas për këto gjëra. Për momentin dua vetëm të kthehem dhe të jap më të mirën për Tiranën”, u shpreh Çelhaka. /VipSport.al/