

Emiljano Çela është një nga lojtarët e Superiores që ka provuar të jetë pjesë e shumë ekipeve në elitë dhe jo vetëm. Veç krutanëve, Çela ka luajtur edhe në Laç, me Partizanin e Dinamon apo dhe Apoloninë.
Çela në një prononcim qe ka dhënë për “Rtshsport”, ka folur për ecurinë jo të mirë që ka pasur skuadra, por edhe gjen shkaktarët duke qenë se është një futbollist me shumë eksperiencë. “Normalisht që nuk kemi pasur ecuri të mirë, sidomos në ato ndeshje, ku ne kemi shkuar si favoritë. Në të vërtetë kemi edhe shumë lojtarë të rinj të talentuar që ndikohen edhe nga presioni i ndeshjeve. Kjo është vënë re qartë në ndeshjet e fundit”, – tha Çela fillimisht.
Skënderbeu
“Ndeshjen me Skënderbeun e vlerësuam si finale, madje e mbivlerësuam më shumë se ç’duhet. Ka pasur edhe shenja mendjemadhësie, si ndaj Vllaznisë, apo dhe Bylisit që pësuam dy gola që në fillimin e ndeshjes.”
Ecuria
“Për ne të gjitha ndeshjet janë të vështira, por ne jemi një ekip që mund të shkojmë të fitojmë kudo. Kemi elementë të mirë dhe cilësorë, janë lojtarë që kanë qenë vjet, janë rritur kanë luajtur duke gjetur vazhdimësinë. Kështu që me këtë forcë grupi, duke u përmirësuar edhe më shumë, ne mund të guixojmë për më tepër”, – tha Emiljano Çela, mbrojtësi 35-vjeçar i skuadrës krutane.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit, Moçka: Flamurtari i mungon Superligës
Për arsye të tijat personale, Shpëtim.
Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll
Vllaznia u ndal këtë fundjavë në.
Fatkeqësi për trajnerin e Lushnjes, Gjyla humbet bashkëshorten
Një lajm i rëndë në ditën.
Leave a Comment