

Tedi Cara është një nga të besuarit e trajnerit Ilir Daja në këtë sezon, teksa talenti ka pasur minutat e tij në dispozicion. Në një prononcim për mediat, Cara ka folur për ndeshjen derbi të së enjtes përballë Tiranës. Lojtari i të kuqve thekson se në derbin e parë kanë pasur frikë për të fituar, ndërsa këtë herë duhet të guxojnë më tepër.
Java e derbit- “Skuadra ka ardhur në formë pas fitores me Skënderbeun, kemi luajtur mirë. Dhe pse ishte një fushë që nuk na lejonte të shpreheshim siç duhej, por derbi është derbi dhe motivohemi me derbin sepse është ndeshje specifike, motivohesh vetë”.
Kundërshtari- “Kundërshtari vjen i motivuar në derbi kanë luajtur mirë dhe në këtë ndeshje do japin maksimumin dhe na pret një ndeshje shumë e fortë”.
Çfarë do bëjë ndryshe Partizani nga derbi i kaluar? “Duhet të sulmojmë më shumë dhe të kërkojmë fitoren, në derbin e kaluar ndoshta kishim frikë për ta fituar dhe nuk u shprehëm mirë në sulm. Këtë radhë duhet të sulmojmë më tepër”.
Mungesa e tifozëve? “Normal ndihet se jemi vendas në këtë ndeshje, ato do e mbushnin stadiumin, por nuk do jenë. Nëse marrim tre pikët dhe me një lojë të mirë shpresojmë që ato të kënaqen”.
Humbja 5-1 në sezonin e kaluar? “Ajo është e sezonit të kaluar, nuk ndikon më, ia lejmë vitit të vjetshëm. Normal se do të marrim edhe ne hak pas asaj humbje. Do shprehim lojën tonë, si në ndeshjet e kaluara”, u shpreh Cara. /Vipsport.al/
more recommended stories
Luhet klasikja, Brdariç ,me “artileri” të plotë në “Loro Boriçi”
Vllaznia pas barazimit në Korçë pret.
Surpriza e merkatos së Partizanit mbetet jashtë listës së Kombëtares për Lojërat Olimpike
Merkato e Partizanit në muajin janar.
Sadiku e mbyll me gol turneun në Brazil, tani mendjen te Kupa Libertadores
Armando Sadiku e ka mbyllur me.
Dy talentet e ftuar nga Cungu, Shani e Hysenagolli: Nder që përfaqësojmë ngjyrat kuqezi, synojmë më të mirën
Me Armando Cungun si trajner, Kombëtarja.
Leave a Comment