Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Bushi: Më ka mbaruar kontrata, Vllazninë e shoh me aq qejf sa Barcelonën. Duhet të mësojmë nga Bërdariç

Alban Bushi është në pritje të bisedimeve me FSHF nëse do të vazhdojë të jetë trajner i Shpresave, pasi i ka përfunduar kontrata. Në një prononcim për RTSH Sport, Bushi flet edhe për kampionatin, ndërsa shton se Vllazninë e sheh me po aq qejf sa Barcelonën.

Shqipëria U21- “Mua më ka mbaruar kontrata me FSHF, në janar do flasim përsëri. Shpresoj të vazhdoj, mendoj që vazo e katërt është shumë e mirë për Shqipërinë, kushdo të jetë trajner. Është hera e parë që Shqipëria gjendet në këtë pozitë”.

Furnizimi i kombëtares A”- “Unë mendoj që ka qenë një obejektiv i realizuar 100% nga ekipi Shpresa, jo vetëm këtë sezon por edhe në sezonin e kaluar. Kemi çuar shumë lojtarë që kanë ndikuar edhe te rezultatet tona te U21. Shumë shkonin te Panuçi dhe te Reja, mund të jenë 15-16 lojtarë të Shpresës që janë me ekipin kombëtar. Janë lojtarë cilësorë që unë mendoj se në të ardhmen do të mbajnë peshë”.

Lojtarët e marrë nga Superiorja- “Ka shumë lojtarë nga Superorja, na ka dhënë dorë shumë të madhe. Kampionati shqiptar është në rritje. Shumë lojtarë janë transferuar si Kallaku, Tuci, Mersinaj apo Çokaj që kanë mbajtur peshë te U21. Kemi pasur një ndihmë të madhe në sezonin që kaloi nga lojtarët që luanin në Superiore, sidomos nga katër ekipet që luanin në Kupat e Europës. Shpresojnë që edhe ata të luajnë në Kombëtaren A, kam parasysh lojtarët e Laçit, Tiranës apoTeutës”.

Sezoni në Superiore- “Ekipi i Vllaznisë ka një trajner që duhet të mësojmë nga ai sepse është dora e  tij. Me dy-tre afrime që ka bërë, po bën një futboll spektakolar. Vllazninë e shoh me aq qejf sa shoh Barcelonën. E kam qejf futbollin e bukur dhe është dorë e trajnerit. Duhet të mësojmë se vjen nga një nivel i lartë si futbolli gjerman. I shoh stilin e lojës, si qarkullon është dorë e trajnerit. Klubet shqiptare nuk duhet të shohin vetëm në futbollistët e shtrenjtë, presidentët siç janë të mirë në bizneset e tyre duhet ta bëjnë edhe futbollin të tillë. Duhet të marrim shembull nga Apolonia që çdo trajner punon me qejf”.

Ekipet kryeqytetase- “Partizani po punon mirë dhe po sheh larg dhe në çështjen e organizimit po bën mirë dhe mendoj se në të ardhmen do t’i kaloj të gjithë. Në ekipin e Tiranës ka lojtarë cilësorë dhe unë dua të them se nuk e kanë pasur grupin të plotë. Tani që janë afruar të gjithë lojtarët duhet të shohim një Tiranë të mirë dhe të fortë sepse ka lojtarët aktualisht më të mirët në Shqipëri.

Titulli? Jam tifoz i Tiranës dhe jam rritur te ai klub, e dua me gjithë zemër, por me futbollin, organizimin dhe dëshirën e Vllaznisë e meriton plotësisht. Edhe pse është herët, e shoh të vështirë ta lëshoj sepse kanë grintë dhe janë si vëllezër me njëri-tjetrin. /Vipsport.al/