Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Brdariç: Jemi ndryshe nga ajo humbje me Kukësin. Në mund të bëjmë si Tirana në merkato

Vllaznia shkon në ndeshjen e nesërme ndaj Kukësit e motivuar në maksimum dhe me ndërgjegjen e plotë se tashmë është ajo favorite për këtë sfidë. Edhe pse trajneri Brdariç ka fshehur euforinë në ekip, në konferencën e fundit për shtyp ai ka paruaar se ekipi është shumë i motivuar për të bërë mirë ndaj verilindorëve që i mundën në shtëpi në sfidën e parë.

“Jam shumë i lumtur që do të luajmë nesër në një fushë si Elbasani ndaj Kukësit. Kemi lojtarë të supermotivuar dhe jemi gati. Kemi lojtarë për nesër, nuk ankohemi. Gurishta nuk luan, as Ardit Hoxhaj, Dunga dhe Da Silva. Mendoj se kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë këta futbollistë që të luajnë. Lojtarët janë të përqëndruar dhe e kanë treguar në përgatitje ashtu siç ua kemi kërkuar. Mendoj se do të jemi konkurrues nesër.

Kukësin e kemi marrë shumë seriozisht. I dimë pikat e forta të Kukësit. Duhet të përballemi shumë mirë me ta. Të bëjmë maksimumin për të fituar dhe të marrim pikë ndaj tyre.

E di se si kanë luajtur më parë, por kjo s’ka rëndësi. Nesër është ndryshe. Është ndryshe nga ajo humbje me ta. Kemi mësuar shumë. Kemi marrë rezultate pozitive. Duhet të vazhdojmë përpara dhe të tregojmë përqëndrim maksimal. Të zbatojmë porositë për ndeshjen e nesërme.

Lojë ofensive? Ne nuk luajmë me 11 portierë.

Afrimi i Cise? E dimë që nuk jemi në gjendje të sjellim futbollistë me emër si Tirana dhe ekipet e tjera. Duhet të jemi të përulur dhe për të ardhmen të punojmë fort. Të sjellim lojtarë të përshtatshëm për Vllazninë. Cise është djalë i mirë, ka karakter të fortë. Ai ka nevojë për kohë. Duhet të shikojmë si do të përshtatet në ditët e ardhshme për të parë nëse është i përshtatshëm”, ishin fjalët e Brdariç. /vipsport.al/