Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Brdariç: Do ketë edhe ulje-ngritje gjatë rrugës tonë, por do të mësojmë prej tyre

Thomas Brdariç mendon se çfarëdo pengesë të vihet përballë Vllanzisë së tij, skuadra do të dijë ta kalojë. Ajo e radhës quhet Kastrioti, një kundërshtar i vështirë pavarësisht pozicionit në renditje, të cilin tekniku gjerman e cilësoi një mundësi për të mësuar në konferencen për shtyp e cila nisi me urimet për ditëlindjen e tij që e gjen duke përgatitur një sfidë delikate për kryesuesit

“Uroj që atë që më uroni, t’ua kthej me shumë besim, pasion e dëshirë për atë që kemi filluar bashkë. Mendoj se është një marrdhënie shumë e mirë dhe uroj që gjërat të vazhdojnë si në të kaluarën.

Më e rëndësishme është që të jemi të gjithë të shëndetshëm, është e rëndësishme që shëndeti është në radhe të parë. Se në këtë kohë pandemie shumë njerëz kanë humbur jetën ose ka pasur persona të infektuar. Uroj që të gjithë të kalojnë këtë periudhë, pastaj për pejëna tjetër gjithçka do të jetë mirë.

Gjithmonë duhet të mësojmë, në çdo moment, kanë kaluar 15 javë. Sigurisht që do të ketë edhe ulje e ngritje gjatë rrugëtimit tonë, por ne prej këtyre mësojmë dhe besoj se do të kalojmë situatat”, tha Brdariç para mediave. /vipsport.al/