

Përshtatja me rregullat e Fair Play Financiar të UEFA-s, ka detyruar PSG-në që të mos bëjë më manipulime në bilancet e tij e kjo ka nxjerrë hapur shifrat absurde që shpenzohen në klubin parisien. Shifra të cilat në kohën e pandemisë, ku shumë aktivitete të klubit janë ndaluar, është e vështirë të justifikohen nga sheikët.
Më parë, klubi regjistronte miliona euro fitime për çdo udhëtim stërvitor apo aktivitet në Katar, para të cilat mungojnë tashmë e që në kontrollin e fundit, kanë nxjerë zbuluar kampionët e Francës. Në bilancin e fundvitit, spas entit të kontrollit të Ligës 1, PSG ka regjistruar 204 mlionë euro humbje. Nëj shifër e jashtëzakonshme për çdo klub, por edhe më domethënëse për PSG-në, pasi është rritur me 60% në krahasim me një vit më pare, edhe pse arritën në finalen e Ligës së Kampioneve.
Kështu, bëhet e domosdoshme që të shiten disa nga lojtarët e ekipit, për të përmirësuar bilancin, ndërsa duhet gjetur një mënyrë për të justifikuar gjithsesi shpenzime shumë të larta. Në këtë pikë, mediat franceze vënë në dyshim edhe rinovimet e Mbape dhe Nejmar, pasi lojtarët jo vetëm nuk duan që të ulin rrogat e tyre, por edhe kërkojnë përmirësim të ndjeshëm të kushteve financiare, pa pyetur për pandeminë që ka shkatërruar planet e klubit. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Marshimi rekord i Sitit vazhdon i pandalur, tani ai i Bajernit është vetëm 2 fitore larg
Mançester Siti ka shkuar sot 15.
VIDEO / Juventusi kthehet te fitoret, Specia e Ismajlit dorëzohet në pjesën e dytë
Juventusi u është kthyer përsëri fitoreve.
Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret!
Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin.
Ka Ibrën në Sanremo, Pioli: Festivali mbaron vonë, do të shoh Juventus-Spezia
Festivali i Sanremos është shumë i.
Leave a Comment