Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Berisha rikthehet në skenën e madhe, portieri sfidon Bufon dhe Juventus

Sot në mbrëmje, Juventus do të presë në shtëpi SPAL, në një takim që është i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Siç dihet pjesë e SPAL është edhe gardiani i kombëtares, Etrit Berisha, i cili tashmë ka kaluar plotësisht problemet nga COVID dhe është rikthyer te performancat e shkëlqyera me ekipin. Edhe sot, teksa rikthehet në skenën e madhe të futbollit italian duke qenë se SPAL luan në Serinë B, Berisha do të provojë të ndalë ofensivën e Juventus që në këtë ndeshje si lojtarin më të rrezikshëm ka Moratën, me Ronaldon që pritet ta nisë ndeshjen nga stoli.

Por, Berisha do të ketë edhe një duel në distancë me Xhixhi Bufon, i cili rikthehet titullar, ndërsa mbetet për t’u parë se cili nga të dy do të jetë më deçiziv. Edhe pse duhet theksuar, se Berishën e pret një mbrëmje impenjative dhe me vështirësi të lartë. /VipSport.al/