Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Bërdariç: Fitojmë të gjithë dhe humbasim të gjithë, e vështirë fusha e Ballshit

Vllaznia mori ditën e sotme një fitore shumë të rëndësishme në transfertën e Ballshit, ndaj Bylysit. Trajneri i kuqebluve, Tomas Bërdariç, pas ndeshjes u shpreh për Supersport se e dinte se do të ishte një nga ndeshjet më të vështira, ndërsa theksoi se nuk kërkon të flasë për individë, por se skuadra fiton dhe humbet e gjitha së bashku.

“Mendoj se sot ishin rrethana speciale në një mënyrë dhe i morëm në sekondat e fundit këto tre pikë dhe jam i lumtur për këtë.

Mungesa e golave nga Dilaver? Nuk e dimë nëse luajmë në sulm a mbrojtje, fitojmë të gjithë e humbim të gjithë. Nuk dua të flas për lojtarë të veçantë, fituam tre pikë sot dhe jemi të kënaqur.

E dinim që në fillim që do të ishte një ndër ndeshjet më të vështira se është e vështirë fusha e Ballshit, na u desh të luanim dhe me top të gjatë, na u desh të bënim lëvizje taktike dhe në fund arritëm të merrnim fitore.

Wshtë një shenjë e mirë që po japim një shembull të mirë, por të gjithë lojtarët luajnë në fushë, ata e kanë marrë vesh se çfarë kërkoj nga ekipi dhe po zbatojnë gjithçka ashtu siç duhet”, u shpre Bërdariç. /VipSport.al/