Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Bekaj: Më mirë të pësojmë 2 gola dhe të shënojmë 3, se 0-0. Hoxhës i “vjedh” qetësinë

Para ndeshjes së nesërme ndaj Partizanit, në konferencë për shtyp te Tirana së bashku me trajnerin Dede, ka qenë edhe portieri Visar Bekaj. Një nga pikat më të forta të bardhebluve në këtë sezon, thekson se me ardhjet e reja shpreson që ekipi të shënojë më shumë, ndërsa shtoi se ai preferon më mirë që të pësojnë dy gola dhe të shënojnë tre, se të përfundojë 0-0. Ndër të tjera, Bekaj vlerësoi porterin kundërshtar, Alban Hoxha, duke thënë se atij do t’i “vidhte” qetësinë.

“Çdo lojtar para derbit motivohet vetë. Morali rritet vetë dhe besoj atmosfera është shumë e mirë dhe në maksimum. Të japim maksimumin në këtë ndeshje të dalim me fitore. Sulmi më i mirë? Nuk di të them, besoj se ne nuk kemi ardhur në nivelin tonë dhe nuk kemi qenë i gjithë ekipi.

Me kismet e fitojmë derbin me Partizanin dhe do jetë pika e kthesës. Partizani ka shumë lojtarë cilësorë, por derbi është gjë tjetër. S’besoj se ndihen njësoj si në ndeshje të tjera në derbi. Ne e kemi mbrojtjen më të mirë se sulmi i tyre. Ndihem keq për mospraninë e tifozëve, por shpresoj të kthehen sa më shpejt dhe ndiej derbin ashtu siç i ka hije.

Jam i kënaqur me mbrojtjen, por në sulm nuk kemi qenë shumë mirë, por besoj se me afrimet e reja do i shënojmë më shumë gola. Do ishte më mirë të pësonim dy gola në një ndeshje dhe të shënonim tre sesa kështu 0-0. Gjithmonë provoj maksimumin dhe them se paraqitem mirë.

Hoxha është portier shumë i mirë dhe cilësor. Ai vetëm me përvojën që ka, nuk e ka problem të luajë në Kategorinë Superiore. Mund të vjedh diçka te qetësia e tij. Idhull nuk kam askënd, por më pëlqen stili i portierëve gjermanë, Manuel Nojer dhe Ter Shtegen”, u shpreh Bekaj. /VipSport.al/