Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Batha: Fitore që vlen para derbit, po sakrifikoj për Tiranën

Tirana mori fitoren dhe Idi Batha duket se u shfaq si lider edhe në këtë ndeshje shtëpie, duke i hapur rugë fitores së bardhebluve në sfidën e sotme. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, autori i golit të barazimit, Idi Batha u shpreh: “Fitorja mesazh për Partizanin? “Më shumë se për Partizanin, kjo ishte fitore për veten tonë. Kishte ardhur momenti që nuk duhet të gabonim më pasi pikë janë ato që kanë rëndësi. Këtë ndeshje vendosëm që duhet të fitonim edhe nëse nuk luanim mirë. Nuk e mendonim Partizanin dhe sot nisim e mendojmë për ndeshjen e radhës”.

“Golat e shënuar? “Nuk e mendoj sezonin për ecurinë time personale, por po sakrifikoj shumë për skuadrën dhe do të bëjë në vazhdim. Kemi lojtar të rinj në skuadër dhe unë do të luaj më shumë që ata të ndihem më komod në fushë”.

“Skema më e mirë për Tiranën? “Mendoj se më e mira është skema fituese. Në kampionatin shqiptar është të japësh shpirtin në fushë e të ndihmosh skuadrën. Numrat e skemave nuk kanë rëndësi dhe janë komshie”, – tha Batha pas ndeshjes me Kastriotin.

E.S./Vipsport.al/