Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Basketbolli mbetet i “persekutuar”, Shima: Ne vazhdojmë stërvitjen në palestra, financimi i fokusuar te futbolli

Cilësohet si një sport me rrezikshmëri të lartë të transmetimit të COVID 19 për shkak të palestrave të mbyllura, megjithatë vetëm në Shqipëri ndodh që basketbolli, apo volejbolli të jenë të “persekutuar” dhe të mos zhvillohen duke i lënë sportistët tejet të zhgënjyer dhe të anashkaluar.

Gjithsesi, edhe pse nga autoritetet basketbolli në ambjent të mbyllur ka rrezikshmëri, sërish lojtarët vazhdojnë stërvitjen në palestra të detyruar për të ruajtur formën sportive. Këtë e tregon kapiteni i Tiranës, Gerti Shima, i cili i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Ora News, thekson edhe faktin se basketbolli merr shumë pak financime duke qenë se ato fokusohen te futbolli.

Financimet- “Kjo pjesë është harruar në sportin shqiptar. Ka një financim të vakët në këtë sport. Janë fokusuar të gjitha tek futbolli. Normalisht ajo është më e ndjekura, por është abuzuar shumë me këtë. Nëse gjysmat e financimeve të futbollit, të hidhej në basketboll do të kishte impakt më të lartë, edhe jashtë vendit. Nga qeveria nuk kam ndonjë gjë.

Sponsorat nuk para vijnë sepse kemi pak spektatorë. Ky është një problem që vazhdon, vazhdon, vazhdon. Për të afruar sponsorat i them, një herë të vish ti dhe nuk largohesh më. Në momentin që do shohësh një ndeshje basketbolli nuk ikën më nga aty. Nëse në futboll do të qëndrosh 90 minuta dhe nuk mund të ketë gol, në basketboll është tepër atraktiv”.

Pezullimi i basketbollit- “Ne po bëjmë stërvitje, edhe në fushat që ne do të luajmë. Ky është problemi, ne duhet të ulemi dhe ta zgjidhim këtë punë. Në këto momente nëse do të bëhet një rifillim do të jetë maksimumi 33 veta”, u shpreh Shima. /VipSport.al/