

Një nga më të rëndësishmit e Interit në këto dy sezone ka qenë Nikolo Barela. Mesfushori ka pasur gjithnjë besimin e trajnerit Antonio Konte, i cili e vlerëson për punën e palodhur në fushë, por gjithashtu ka shumë kërkesa për të. Ndërkohë, Barela tregon edhe për kombëtaren dhe marrëdhënien e lojtarëve te axurrët.
Më përpara isha shumë më i lirë në fushë, por Konte më ka mësuar të zgjedh momentet. Studioj shumë në fushë dhe duke luajtur me kampionë mundohem të “vjedh” diçka. I vëzhgoj dhe pjesët e tyre më të mira kërkoj t’i përvetësoj. Lukaku ka një forcë të madhe fizike dhe në stërvitje askush nuk ia del ta spostojë, duhen tre lojtarë për ta bllokuar.
Është një lider dhe ka marrëdhënie të mira me të gjithë. Kombëtarja? Mançini i jep qetësi të gjithëve, jemi të lirë të shprehemi, nuk ka ndarje mes të rinjve dhe më të vjetërve. Madje, ata na ndihmojnë. Kielini është “nëna” e të gjithëve ne. Është më protektiv se një baba, se një mama. Na ka bërë gjithnjë të ndjehemi të rëndësishëm edhe ne të rinjve, na ka dhënë besim”, u shpreh Barela. /Vipsport.al/
more recommended stories
Makthi i Agueros nuk ka fund. Sulmuesi ishte i izoluar, por në fund të tij rezulton me COVID
Serxho Aguero është duke përjetuar një.
Mandzukiç flet si kuqezi: Nëse nuk do të isha gati do rrija para TV, nuk shprehem për Sarrin
Mario Mandzukiç është prezantuar ditën e.
Kros nuk e harron ish-trajnerin e tij te Real: Ai ishte një person i mirë, u gëzova kur fitoi me Seviljen
Aventura e Julen Lopetegi te Real.
Ish-sulmuesi i Milanit: Zllatan si Pele apo Maradona, mund të luajë me Mandzukiç
Zllatan Ibrahimoviç mbetet një pikë referimi.
Leave a Comment