Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Barela ka admirues në të gjithë Europën, Interi ka në organikë italianin më të kërkuar

Nikolo Barela shkëlqeu më shumë nga të gjithë në ndeshjen mes Interit dhe Juventusit. Talenti i zikaltërve bëri punën e zakonshme në mesfushë, por ia doli të gjente edhe rrugën e rrjetës. Në fakt, 23-vjeçari është një nga “xhevahirët” e Italisë dhe Interit pasi ndeshje pas ndeshje tregon kualitetin e lartë, por edhe grintën për të fituar duelet me kundërshtarët.

Të gjitha këto e kanë bërë Barelën të ketë shumë admirues në Europë. Në fakt, mesfushori konsiderohet si lojtari italian më i kërkuar. Gazzeta Dello Sport, thekson se pasi të mbarojnë zgjedhjet, Barcelona do të rikthehet të interesohet për Barelën, ndërsa Reali prej kohësh e vëzhgon nga afër dhe ka bërë hapa përpara.

Ndërkohë, sipas prestigjiozes italiane, edhe Bajern Mynih i ka dërguar sinjale Interit. Kështu, për Barelën rruga është e shtruar, ndërsa mbetet për t’u parë edhe ajo që ai dëshiron, një karrierë në Itali apo në një nga kampionatet e tjerë elitare në Europë. /VipSport.al/