

Pol Pogba ka marrë mbi vete “fajin” për barazimin ndaj Liveprulit në “Anfield” në ndeshjen e madhe të kësaj jave në futbollin anglez. Për shumëkënd, një barazim në atë stadium është një luks, por Mançester Junajtid kishte një mundësi të mirë të niste arratinë ndaj rivalëve historikë që nuk duken në formën më të mirë në këtë periudhë.
Pas ndeshjes, Pogba në dhomat e zhveshjeve u kërkoi falje shokëve të tij, edhe pse kishte qenë një nga më të mirët në fushën e lojës. Arsyeja për këtë ndjesë ishte gabimi i tij para portës kur u shfaq para Allison, por goditi në trup portierin.
Një mundësi e humbur që la në fuqi edhe rekordin e Liverpulit, që nuk mundet në stadiumin e tij që nga prilli i vitit 2017 në kampionat. Sipas mediave angleze, francezi ishte shumë i nervozuar me veten ndaj edhe kërkoi falje, ndërsa ishte trajneri Solskjaer dhe futbollistët Meguajër dhe MekTominei që e qetësuan duke i bërë të qartë se nuk ishte faji i tij. /vipsport.al/
more recommended stories
I kuqi kundër me Realin, trajneri i Atalantës: Kjo është vetëvrasje e futbollit, nuk flas se më përjashton UEFA
Xhian Piero Gasperini ka qenë shumë.
VIDEO / I kuq i tepruar, kthehen polemikat për gabimet e gjyqtarëve në favor të Realit në Champions
Ndeshja e sotme mes Atalantës dhe.
VIDEO / Zgjohet Mesi dhe bën diferencën, Barcelona u kthehet fitoreve
Kur Lionel Mesi është në formë.
VIDEO / Java e roveshatave, edhe Alli shënon në Europë dhe kualifikon Totenhemin
Duket se kjo është java e.
Leave a Comment