Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Bajerni mund të festojë edhe pa luajtur, rivalët në Bundesligë i bëjnë dhurata

Bajern Mynih mund të shkojë shumë i qetë në ndeshjen e nesërme në kampionat ndaj Frajburgut, edhe pse është eliminuar nga Kupa në mesjavë nga një skuadër e Bundesligës 2. Kjo, pasi skuadra e Flik ka ruajtur kreun e renditjes edhe pa luajtur, si pasojë e dhuratave që i kanë bërë skuadrat rivale në luftën për titull.

Pas humbjes së Bajer Leverkusen të premten, kanë ardhur sot ndalesat e Borusia Dortmund dhe Lajpcig, që kanë lënë pikë të rëndësishme dhe kanë humbur mundësinë për të ngushtuar diferencën apo arritur bavarezët.

Borusia Dortmund ka barazuar në shtëpi me Mainz, edhe pse kishte mundësinë të merrte tri pikët në këtë duel. Oztunali kaloi miqtë në avanatzh, por Munie barazoi shifrat në minutën e 73-të. Më pas, erdhi rasti i artë për të marë tre pikët me një penallti të fituar nga Dortmund. Por Rojs gaboi gjuajtjen e tij dhe më pas ekipi nuk gjeti më rrugën e rrjetës edhe pse provoi në çdo mënyrë në minutat e mbetura.

Ndërkaq, Lajpcig u ndal në barazimin 2-2 përballë Volfsburgut, në një sfidë ku kaloi në avantazh me Mukiele, u përmbys nga golat e Veighorst dhe Stefen, e në fund barazoi në 2-2 me Orban. Barazimi e mban atë përsëri pas krahëve të Bajern Mynih, me një pikë më pak se skuadra bavareze, /vipsport.al/

Borusia Dortmund.Mainz 1-1

Këln-Herta Berlin 0-0

Hofenhajm-Arminia Bielefeld 0-0

Verder Bremen-Augsburg 2-0

Volfsburg-Lajpcig 2-2

windows 8.1 enterprise lizenz kaufen