

Kushtet e rënduara të motit prej reshjeve të shiut që kanë prekur Shqipërinë në ditët e fundit dhe fakti se luhet pa ndriçim, ka shtyrë klubet që edhe në këtë javë sikurse edhe në atë të kaluarën, ndeshjet e planifikuara në orën 13:45, t’i nisin 15 minuta më herët, në orën 13:30.
Në këtë ndryshim, preken sfidat e ditës së shtunë ku në program për t’u luajtur janë Tirana-Kastrioti, Apolonia-Laçi dhe Skënderbeu-Partizani. Këtë ndryshim e ka bërë të ditur pak më parë klubi i Tiranës që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ku lajmëron ndeshjen me krutanët ka publikuar edhe orarin, edhe pse në faqen zyrtare të FSHF orari nuk ka ndryshuar.
Sakaq, java e 14 e Superiores do të startojë të premten me dy ndeshjet Kukësi-Vllaznia dhe Teuta-Bylis që do të luhen në orën 18:00. /VipSport.al/
more recommended stories
Hoxha dhe Asani: Titulli i hapur, Partizani e dominoi derbin
Pas ndeshjes kanë folur edhe dy.
Sukaj kishte parashikuar gjithçka: Ia thashë një ditë më parë edhe Dajës se kush do shënonte
Xhevahir Sukaj ka një siguri sa.
Kategoria e Parë/ Burreli fiton miqësoren me Luzin, Erzeni e Besa zyrtarizojnë afrimet e fundit
Burreli dhe Luzi në kuadër të.
Halili: Ky derbi vendimtar për titullin, grupi i plotë, Tirana të tregojë veten
Në emisionin “Gol pas goli” në.
Leave a Comment