Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Asani: Të kënaqur edhe me barazimin. Me Vllazninë nuk është finale

Jasir Asani, sulmuesi i Partizanit, mendon se të kuqtë duhet të jenë të kënaqur me një barazim ndaj një rivali si Teuta, Në “Rubrika Sportive” ai theksoi se ekipi duhej të bëhej gati për Vllazninë, por pa menduar se ishte një finale.

“Ishte një ndeshje shumë e fortë, kishte shumë dyluftime. Jam i kënaqur edhe me barazimin. Kishim rast edhe për të fituar në fund, kishim rast me Bitrin. Fati nuk ishte me ne, por duhet të jemi të kënaqur edhe me barazimin.

Ndeshjen më pak fat do e kishim fituar, por edhe fusha nuk na lejoi të tregonim cilësitë tona. Kishte shumë erë, është vështirësi të luash në atë fushë që është më pak për lojtarë më teknikë. E nisëm shumë mirë, shënuam në minutë të 8, por pastaj besoj fusha e era na ndali të tregonim cilësitë tona. Është më e vështirë të luash kur ka shumë erë.

Do të ndalem pak të kartoni i kuq i Muratajt, nuk më duket se kishte kontakt. Gabimet ndodhin, por besoj se kishim raste më të pastra për të fituar ndeshjen. Tani të përgatitemi për Vllazninë. Nuk besoj se do të jetë finale. Jemi në formën e duhur për të.

Hasani? Është lojtar me cilësi e eksperiencë të madhe, Beosj se me cilësinë e tij do të ngrihemi më shumë lart, sidomos sulmuesit. Do të japim maksimumin për të arritur objektivat që ka klubi. Unë mendoj se kush është në formë, ai duhet të luajë, por gjithsesi trajneri vendos se kush luan në formacion.

Mendoj se do të afrohen edhe mbrojtës në merkato. Kemi mbrojtës që po luajnë shumë mirë, por do të na duhen edhe për dublme. Ka ndikyar fusha se nuk të lë të pasosh topin. Në Elbasan do të ishte ndryshe.

Besoj se Vllaznia ka bërë shumë mirë, por ka edhe shumë ndeshje për të luajtur, nuk mund të them se e kanë fituar titullin para kohe. Do e shohim, do ia lejmë kohës”, tha Asani. /vipsport.al/