

Inter është duke u munduar në çdo mënyrë për të gjetur një destinacion për Kristian Eriksen. Danezi është jashtë skemave të trajnerit Antonio Konte dhe në këtë formë, me Europianin që është në verë, ai vetë kërkon të ketë sa më shumë minuta në këmbët e tij.
Për fantazistin ishte përfolur për një shkëmbim me Paredes nga PSG, megjithatë në skenë ka dalë një tjetër alternativë shkëmbimi. Këtë herë është me Arsenal tratativa dhe parashikon që Eriksen të udhëtojë drejt Londrës, ndërsa në Milano të mbërrijë Torreira.
Nëse gjithçka mbyllej me sukses do të ishte një rikthim i Eriksen në Londër, por këtë herë jo me fanellën e Totenhem, por me atë të rivalëve të tyre. Ndërkaq, edhe Inter do të përfitonte një mesfushor i cili ka luajtur më parë në Itali me Sampdorian dhe nuk do të kishte nevojë për një kohë të gjatë përshtatje. /VipSport.al/
more recommended stories
Kasano: Kampionati italian nuk është më në lartësinë e të tjerëve, në Champions e ka mbërritur francezi
Antonio Kasano është i bindur se.
Serxhio Ramos-Real Madrid, tani në Spanjë shohin më afër rinovimin e kapitenit
Lamtumira e Serxhio Ramos nga radhët.
Rinovim “me detyrim” i Mançester Junajtid me Kavanin, përndryshe do ta paguajë shtrenjtë
Edinson Kavani shpresonte që largimi nga.
Gjak nga hundët që nuk ndalej, Kuman braktis konferencën për shtyp
Ronald Kuman është detyruar sot të.
Leave a Comment