

Teuta ia doli këtë fundjavë të merrte fitoren e parë shtëpiake teksa mposhti me rezultatin e pastër 2-0, Bylysin. Megjithatë, distanca me Vllazninë kryesuese mbetet e konsiderueshme, nëntë pikë. Edhe për kapitenin e durrsakëve, Renato Arapi, nëntë pikë janë shumë, teksa mbrojtësi i ftuar në Sport Neës Plus theksoi se e kuptuan që në miqësoren para kampionatit se Vllaznia do të ishte ekipi për t’u mundur.
“E kemi kuptuar që Vllaznia është skuadra për t’u mundur që në ndeshjen miqësore në Pukë. Trajneri kishte vetëm 10 ditë që kishte adhur dhe dukej dora e tij. Përveç ndeshjes me Vllazninë që ishte e keqe në sfidat e tjera kemi luajtur mirë dhe na ka munguar finalizimi. Ka pasur përmirësim në ndeshjet e fundit e kemi shënuar gola.
Shpresojmë të përmirësohemi akoma më shumë që të arrjmë objektivin që kemi në fillim. Për të dalë kampion duhet vazhdimësia pasi nuk ka rëndësi ku luan. Presidenca ka investuar dhe kemi lojtarë cilësorë, por unë kam besim që në ndeshjet në vazhdim do të bëjmë akoma më mirë. Për të qenë realist 9 pikë janë shumë pasi i bie që të gaboi Vllaznia e të fitojmë ne. Nuk ka shumë diferenca në kampionatin tonë, por ne do të fokusohemi te ndeshjet tona për të marrë maksimumin”, u shpreh Arapi. /VipSport.al/
more recommended stories
Luhet klasikja, Brdariç ,me “artileri” të plotë në “Loro Boriçi”
Vllaznia pas barazimit në Korçë pret.
Surpriza e merkatos së Partizanit mbetet jashtë listës së Kombëtares për Lojërat Olimpike
Merkato e Partizanit në muajin janar.
Sadiku e mbyll me gol turneun në Brazil, tani mendjen te Kupa Libertadores
Armando Sadiku e ka mbyllur me.
Dy talentet e ftuar nga Cungu, Shani e Hysenagolli: Nder që përfaqësojmë ngjyrat kuqezi, synojmë më të mirën
Me Armando Cungun si trajner, Kombëtarja.
Leave a Comment