

Eljon Sota është kthyer në dy vitet e fundit në një prej futbollistëve më të ndjekur nga klubet e Superiores. Mbrojtësi i Apolonisë ka treguar vlerat e tij këto vite në Kategorinë e Parë me fierakët dhe në pak muaj në Superiore, ka konfirmuar të gjithë cilësitë e tij duke u kthyer në një element shumë të rëndësishëm për skuadrën.
Ndaj nuk ishte aspak rastësi që klube të ndryshme të elitës në vendin tonë të kërkonin shërbimet e tij, që në këtë merkato të janarit. Tirana ishte më pranë futbollistit dhe ka bërë një ofertë të parë, por ka marrë si përgjigje një refuzim. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ofertat e klubeve të tjera, pasi sipas “RTSH”, fierakët kanë vendosur përfundimisht të mos lejojnë Sotën të largohet në janar.
Edhe pse lojtari është në mbyllje të kontrtaës së tij, që përfundon në maj të këtij edicioni, në Fier kanë vendosur që të mbajën lojtarin edhe pse do ta humbasin pastaj me parametër zero, pasi janë të bindur ss nuk do gjejnë një element po kaq cilësor në të ardhmen nëse e largojnë që tani. Në klub tentuan edhe të rinovonin kontratën e futbollistit, pa sukses, ndaj edhe i hoqën shiritin e kapitenit me urdhër të presidentit Kokëdhima, si masë ndëshkimore për këtë refuzim. /vipsport.al/
more recommended stories
S’ka ekipe pjesëmarrëse, ja pse Kategoria e Tretë është shtyrë pa afat!
Kategoria e Tretë pritej që të.
Largimi i Morieros, flet Pontreli: Dinamo është më e madhe se emrat e përveçëm. Trajneri i ri nga familja dinamovite
Largimi i Françesko Morieros nga drejtimi.
Sporti shqiptar humb personazh, Partizani del me mesazh ngushëllimi!
Pandemia e “Covid-19” nuk po kursen.
Dita e shqiptarëve në Rumani, Papa e Fili në fushë, Vajushi shënon
Ditën e djeshme, lojtarët shqiptarë që.
Jo mo ca thoni.. Apolonia eshte Klub model. Koço eshte te qifsha Enverin.