Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Apolonia zyrtarizon afrimin e parë, një maqedonas “pas dere”

Apolonia bën goditjen e parë të kësaj merkatoje dimërore dhe ai është një mbrojtës i majtë tipik. Bëhet fjalë për brazilianin Kristian Mateus Lima da Silva, “i pagëzuar” sportivisht si Kristian, i cili ka qenë prej ditësh nën testimin e Kamaratës dhe tashmë ka marrë besimin e tij.

Pas largimit të Renato Oliveirës, një tjetër brazilian, që u provua si shkatërrues, fierakët janë në vëzhgim dhe drejt një oferte për një tjetër lojtar të pozicionit “6”-sh, këtë herë nga Venezuela.

Pa harruar të theksojmë që qendërmbrojtësi maqedonas Dime Dimov mbetet çështje ditësh për të firmosur tek Apolonia.

Fierakët e kanë rritur performancën dhe këtë e kanë treguar edhe në dy sfidat ndaj Partiznait dhe Laçit, ku skuadra e Kamaratës ka marrë 4 pikë dhe synon që të fitojë edhe me Kukësin, takim të cilin e luan nesër në Fier.

E.S./Vipsport.al/