Analiza e Jupit për Vllazninë: Vetëm një herë e pashë në vështirësi, me futbollin që bëjnë e kanë fituar 1 trofe

Vllaznia, jo për nga emri, por nga ato që ka treguar gjatë këtij sezoni në fushë mund të konsiderohet si një surprizë. Shkodranët janë në vend të parë në tabelën e klasifikimit dhe kur thuajse në gjysmën e kampionatit, udhëheqin me nëntë pikë nga ndjekësit më të afërt. Në studion e Proçesit Sportiv, Redi Jupi ka analizuar kuqeblutë duke theksuar se edhe nëse nuk fitojnë titullin, ata kanë fituar lojtarë me vlerë monetare më të lartë se trofeu i Superiores. Ndërkohë, shtoi se për mënyrën që shprehen në fushë, me futbollin sulmues, një trofe e kanë të fituar.

“Vllaznia ka një bazë që një pjesë e rëndësishme të lojtarëve i ka nga play-off që luajti vjet. Luajti për të qëndruar në kategori apo jo. Baza e lojtarëve është Adili, Gurishta të cilët kanë qenë vjet. Ka qenë vjet Krymi, Kruja dhe Kalaja janë lojtarë të Vllaznisë që i kanë afruar prapë. Hoxha që është golashënues luante me Flamurtarin që ra një kategori më poshtë. Ideja është që asnjë nga këto lojtarë nuk hynte në interesit e skuadrave të mëdha. Të Tiranës, të Partizanit apo Kukësit. Unë një prej këtyre ua kam sugjeruar këtyre skuadrave të mëdha por nuk e futen në planet e tyre. Mendoj se ka disa arsye pse skuadra po luan kështu dhe pse është surprizë.

E para, mendoj se futbolli shqiptar këta futbollistë nuk i njihte shumë mirë. E dyta, ata po luajnë në kontekstin e duhur dhe skuadra po i nxjerr në pah. E treta, ata po japin më shumë nga vetja, është një atmosferë pozitive. E gjithë kjo atmosferë dhe futbolli sulmues që bëjnë, trajneri, ata më në fund duan të bien në sy. Unë mendoj që aty është bërë një punë e përbashkët, të gjithë lojtarët janë marrë mendoj se janë marrë me konsensusin e trajnerit, ka një dorë shumë të rëndëishme klubi me Matko Djarmatin me lojtarët që ka zgjedhur se nuk ishte e lehtë t’i zgjidhje dhe t’i afirmoje. Edhe Elvis Plori është pjesë e stafit. Është një staf shumë i mirë.

Ajo që të kënaq është futbolli sulmues. Në ndeshjen e fundit të Vllaznisë me Teutën kur Hoxhaj doli me të kuq, prapë ekipit i kërkohej të luante përpara. Sepse është një teori që kampionati në Shqipëri fitohet me mbrojtje të mirë, u fitoka edhe me sulm të mirë. Nuk është se e ka fituar, por ka shkuar afër. Me futbollin që po bëjnë një trofe të parë ata e kanë marrë, sepse i kanë dhënë të kuptojnë futbollit tonë. Edhe nëse nuk e fitojnë kampionatin, promovimin që i kanë bërë futbollistëve si Marku, Hoxha, Gurishta, Jonuzi, Krymi, ndoshta është një vlerë monetare më e madhe se fitorja e kampionatit”.

Pse të tjerët nuk mbajnë hapin e Vllaznisë? “Se nuk po bëjnë asgjë nga ato që po bën Vllaznia. Vllaznia ka shifra më të mira, ka sulmin më të mirë. Nuk ka mbrojtjen më të mirë, por është aty afër. Ka shumë entuziazëm dhe nuk po bën hapa fals, vetëm me Teutën në Durrës unë e kam parë në vështirësi. U kënaqen me barazimin. Edhe me Tiranën në Shkodër nuk hoqën dorë deri në fund. Skuadrat nuk po e mbajnë ritmin. Vllaznia po ta shikosh nuk ka mungesa, është meritë nëse ke organikën efektive. Dëmtimet ndodhin edhe për faj të menaxhimit”, u shpreh Redi Jupi. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al