

Julian Ahmataj ka pranuar se të flitej për analizë taktike të ndeshjes që Skënderbeu humbi ndaj Partizanit ishte e pamundur për shkak të terrenit të rënduar nga dëbora. Megjithatë, tekniku i korçarëve tregoi për “SuperSport” se skuadra po vuante disi në aspektin e përqendrimit si mungesë e liderëve të mirëfilltë në fushën e lojës.
“Nuk ke fare çfarë të analizosh, vetëm porosi kemi dhënë. Nuk mund të bësh manovra në këtë terren, duhet thjesht të godasësh me top strukturën e kundërshtarit dhe kush gabon më pak është fitimtar në fushën e lojës.
Goli i pësuar është mungesë pozicioni në goditje këndi, dhe lojtari pastaj mban topin në një zonë që nuk duhet ta mbajë me shpinë. Kjo është më shumë problem psikologjik se skuadra e pranon kollaj golin. Kemi bërë ndryshime që ta heqim e na dha garanci në vazhdimin e lojës. Kishte ritëm e skuadra luajti. Për këtë kemi shpresa që do t’ia dalim. Ndaj do të forcojmë skuadrën për oponencë në stërvitje dhe për të pasur skuadrën që të qëndrojmë më shumë pa pësuar gol.
Golat e pësuar në goditje standarte? Është më shumë problem orientimi i lojtarëve dhe orientimi i liderit, se lideri mungon pasi ekipi ka pasur gjhmonë të rinj. Kemi bërë afrime në pozicione për të rregulluar këtë lloj problemi dhe shpresojmë që në të ardhmen, me një emër si Shala që është lider në mbrojtje, mund ta rregullojmë e të kemi më shumë ekuiilibër në të tilla situata”, tha Ahmataj. /vipsport.al/
more recommended stories
Bregu: I fal dy golat për tre pikët, më vjen keq për djersën e çunave. Krasniqi është më i miri i kampionatit
Dejvi Bregu ka qenë protagonist i.
Ibraimi: Më e lehtë me një sulmues tjetër në krah. Kërkoj falje për kartonin, moment euforie
Agim Ibraimi e ka cilësuar një.
Sherri në fund të ndeshjes, pezullohet dy javë trajneri i Drenicës, Devolli
Në fund të sfidës, Drenica-Besa në.
Nesër Bylis-Skënderbeu, ja situata te ballshiotët
Në Ballsh tashmë e gjithë vëmendja.
Leave a Comment