Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ahmataj akuzon: Ndeshjen e vendosi gjyqtari, arbitrat po prishin garën dhe dëmtojnë Skënderbeun!

Julian Ahmataj, trajneri i skuadrës së Skënderbeut mjaft i irrituar me gjykimet, madje sipas tij penalltia nuk ishte. Ahmataj thotë se Skënderbeu po sulmohet javë pas jave. Pas ndeshjes në “Gol pas goli” në “Supersport”, trajneri Ahmataj ka pohuar: “Kemi bërë një ndeshje të mirë, me ritëm të lartë pavarësisht terrenit. Jemi munduar të presojmë dhe kemi pasur mundësinë të dyfishojë. Nuk besoj se kundërshtari e mori vet iniciativë, i erdhi një ndihmë, e shtyjnë gjatë kohës pasi mungojnë faulle në favorin tonë, dua të shoh rastet, është hera e parë që jam kaq i nervozuar, javë pas jave po bëhen vrazhdë gjërat e përsëritur e pyet veten çfarë po bëhet këtu, ai ia vlen të vazhdojmë. Rrimë larg familjeve, kemi mbledhur djem që luajnë e japin kontributin dhe në fund farë nuk është e pranueshme. Nuk është vetëm kjo jave, ka pasur vazhdiëmsi, në çdo ndeshje ka mëkatet e veta. Mendoj që mungon edhe një penallti për ne në pjesën e parë. Nëse kjo është penallti, unë tërhiqem nga të gjitha. A ka forcë dora për të rrëzuar lojtarin apo jo?

“Pse duhet të protestosh që të marrësh penallti, është bërë zakon bërtasin lojtarët e marrin fualla, ai që nuk bërtet nuk merr, kjo ështe e pakuptimtë. Ka konfuzion, ndryshojnë vendimet. Të gjitha vendimet janë për të shtyrë një skuadër përpara. Është e vazhdueshme, më thoni penalltinë e javës së kaluar, unë ju jap të drejtë nëse ka prekje topi me dorë. Mbrojtësi merr kontrollin dhe arbitri është për të parë nëse ka apo jo tërheqje nga fanella, nuk është fare faji i mbrojtësit”

“Kam kaq vite në trajnerin dhe është hera e parë që flas për gjyqtarë. Është e akumuluar ndaj vjen në këtë pikë. Në media nuk flas për arbitrat, kjo është hera e parë që flas për ta. Nëse analizojmë ndeshjet. Nëse do të ishin 11-metërsha do të kërkoja falje për këtë itrritim, ka shumë raste.”

“Skënderbeu jo vetëm sot, por i ka shënuar gol çdo skuadrae në Superiore. Problemet që kemi pasur në mbrotje jemi munduar t’i rikuperojmë, janë të rinj, kur je futbollist i mirë mund të luash edhe i ri. Edhe kjo është me afrimet që kemi marrë, deri tani nuk kanë bërë gabime. Ne i kemi parashikuar që mund të ketë gabime, por momentalisht nuk janë këto. Po ndëshkohemi në mënyra të tjera, që nga Viti i Ri vijnë këto ndëshkime. Ne nuk heqim dorë nga ideja që do të mbajmë me meritë këtë ekip në Superiore. Por sot duhej të ishim me më shumë pikë se sa kemi në Superiore”,-tha Julian Ahmataj, trajneri i skuadrës së Skënderbeut.

/Vipsport.al/