

Mevlan Adili është një nga futbollistët stabël në formacionin e Vllaznisë së këtij sezoni, skuadër e cila është duke marshuar në kampionat dhe nuk është ndalur as mbrëmjen e djeshme ku përballë kishte Kukësin. Një gol i Kalajës i mjaftoi kuqebluve për të marrë tre pikë të arta, ndërkohë pas ndeshjes për mediat, Adili, rikujtoi humbjen e fazës së parë në Shkodër ndaj Kukësit dhe theksoi se ajo ishte një aksident. Ndër të tjera, lojtari i prapavijës shtoi se nuk e sheh fare Bylisin që është edhe ndeshja e radhës, pasi do të shijojë fillimisht fitoren ndaj Kukësit.
“Të them të drejtën ndjehem shumë mirë për këtë fitore, pasi në njëfarë mënyre u hakmorëm për atë ndeshje që humbëm në Shkodër. U treguan të gjithëve që ishte një aksident ajo që ndodhi ndeshjen e parë. Luajmë njëlloj kundër çdo ekip. Diferencën e bëmë në pjesën e dytë, kur nisëm të luajmë thjeshtë. E kuptuam çfarë kanë analizuar te ne dhe në fund na u shpërblye çdo gjë.
Diferenca me 9 pikë? Duke pasur parasysh se ka shumë ndeshje, nuk janë shumë pikë. Na pret një luftë deri në fund dhe të gjitha skuadrat do të luajnë fort kundër nesh. Dihet që gjithmonë sulmohet i pari, jo i dyti apo i treti. Ne besojmë se çdo skuadër në Superiore ka ëndërr të fitojë titullin. Ne mendojmë se do të ishte shumë mirë nëse e kapim Europën. Bylisi? Nuk e shoh fare, pasi dua të shijoj fitoren kundër Kukësit”, u shpreh Adili. /VipSport.al/
more recommended stories
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Nota e mbrojtësit/ Atalanta nuk ia doli ndaj Realit, por Gjimshiti tregoi sërish kualitetet
Atalanta, disi edhe e pafat në.
Leave a Comment