Vata: Vetëm dy ekipe dhe deri diku Partizani janë për titull. Kjo nuk është Tirana e madhe

Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Rudi Vata, mendon se Vllanzia e këtij edicioni është pretendente për titull. Në “Pressing” ai tregoi arsyet se pse i sheh kështu kuqeblutë në këtë sezon.

“Nuk e kam menduar Vllazninë pretendente në këto javë të para, e kam menduar te kujdesshme. Ka bërë merkato të kujdesshme e cilësore, nuk ka afruar yje, por ka bërë skuadër punëtore. Ka trajner që ka implementuar mentalitetin e punës dhe mantalitetit profesionist. E ka mbështetur klubi, është Vllazni që flet pak e punon shumë, nuk ndihet. Është mirë që nuk i ka zërat që duan të tregojnë se jemi më të mirët e Shqipërisë, me vjen mirë që e trajtojnë situatën me këmbë në tokë. Do të krijojnë probleme për çdo kundërshtar deri sa të mos ketë vetë probleme, të jenë të rregullt me pagesat që të punojnë të me qetësi e kënaqësi. Trajneri ka futur mentalitet dhe e kuptoj që fubtollistët luftojnë edhe për trajnerin që është e rëndësishme në kampionat. Nuk kanë “Hamza” brenda në skuadër, ka pasur historikisht “Hamza” të Vllaznia.

Për një gjerman të vijë në Shqipëri e të punojë në mënyrën e tij është sukses edhe për futbollistët që të kenë një eksperiencë pune me një person që ka bërë karrierë në Bundesligë. Ka koncept loje dhe janë të organizuar si skuadër, luajnë me pasime, nuk e humbin topin kot.

Kjo Vllazni do të jetë e vështirë për çdo kundërshtar dhe edhe më e kompletuar. Është vetëm problemi financiar. Shpresoj të jenë të qetë. Jam i sigurt se do të jenë pjesë e Europës se kanë skuadër të organizuar”, tha Vata.

Kukësi e ka nisur me probleme dhe tani po rikuperon. Mendoj se Vllaznia është ndër dy ekipet më të forta të kampionatit. Kukësi e Vllaznia mendoj se janë ekipet vendimtare të kampionatit. Shoh Kukëisn që po rritet, Tiranën e shoh me problem të brendshme. Partizani nuk ka mundr të bëjë merkato. Daja po bën punë fantastike por ka probleme të jashtëzakonshme se ka shumë pak lojtarë në dispozicion. Vllaznia ka përfituar më shumë se çdokush në këtë situate. Ka ardhur trajner i ri, ka pasur kohën e mjaftueshme për të qenë afër skuadrës. Fati i tij  është që të rinjtë i përgjigjen dhe kanë stolin që janë të lumtur e futen në lojë e ndjehen të barabartë. Sigurisht që do të gabojë se nuk është Reali e Barcelona, por në këtë moment është në pozicion komod, do presë Partizanin me komoditet, do të luajë me qetësi, do presin momentin e tyre.

Kampionati është tepër konfuz, skuadrat nuk dinë të dalin në lojnë e tyre, Vllaznia e bën, është me meritë në vend të pare. Nuk shikoj kundërshtarë që mund të kapin Vllazninë përveç Kukësit e Partizanit deri diku. Ka avantazh pikësh ndaj Tiranës, kush është më në presion për të mos gabuar, Vllaznia apo Tirana? Nëse hapet merkato e janë mundësitë, Partizanit i duhen dy lojtarë që të bëjnë diferencën, por janari nuk ofron shumë nëse i hapet merkato dhe është e vështirë të gjejë. Kukësi ka bërë lëvizje, Ibraimi është lojtari më me vlera në kampionatin shqiptar. Nëse do të jetë fizikisht mire, do të bëjë punë te Kukësi. Partizanit i mungon lojtari i golit që nuk e gjen, por përveç këtyre dy ekpeve nuk shoh të tjera. Ne e dimë që kanë probleme skuadrat, këto javë do të tregojnë a shkëputet apo jo Vllaznia, një fitore e Vllaznisë e largon nga Partizani.

Mënyra se si u largua Egbo ishte më e gabuara, do ta shohim në fund të sezonit. Fitoi në Laç ndaj nëj ekipi në krizë për momentin. Do ta shohim Tiranën me Apoloninë. Në kampionatin shqiptar të gjithë kanë probleme. Nëse flasim për Tiranën e madhe, dhe Tiranën e shpëton portiere me një penallti dhe rast tjetër vendimtar, kjo nuk është Tirana e madhe”, deklaroi Vata. /vipsport.al/