Starova: Vllaznia nuk është dorëzuar. Meritë ka Kukësi që pasi e lavdëroi i tha “ne jemi Kukësi”

Sulejman Starova nuk e sheh Vllazninë të dorëzuar, përkundrazi, mendon se kuqeblutë mund të vazhdojnë të tregojnë formën e tyre në vijim. Në studion e “Pressing” ai ka përgëzuar ekipin shkodran për lojën që po bën, por edhe ka evidentuar disa probleme që duhen korrigjuar në të ardhmen nga Brdariç.

“Vllaznia nuk është dorëzuar se kryeson, kampionati i ka të gjitha, edhe humbjet. Dorëzimi përdoret në fund për objektivin kur nuk e arrin. Për mua ishte një ndeshje e fortë që i kishte të tre rezultate, ajo ka euforinë e fillimit, nuk duhet të harrojmë që është skuadër e re.

Vazhdon të luajë mirë, edhe ndodh që humbet. Por dalin në pah disa dobësi e trajneri për këtë punë është, duhet të riparojnë të metat që dolën. Pashë që Vllaznia kishte mundësi të reagonte, por goli që shkoi ne 3-1 ishte gabim i portierit dhe është problem. Nëse duan nivele të larta, duhet të jetë në nivel më të mirë portieri e ndonjë tjetër.

Pastaj kishte të meta në vendosje, por ndeshja ishte e bukur. Meritë ka Kuëksi, Gjici e Hallaçi, që pasi e komplimentuan mire Vllazninë, thanë me të drejtë që jemi Kukësi, se është një skuadër që është gatuar për titull. Nuk e ka Vllaznia me detyrim si e ka Kukësi. Por të gjitha skuadrat janë probleme në të dy fazat e lojës”, tha Starova. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al