

Gëzim Sinemati e ka ciëlsuar Asamblenë e FSHF-së si një mundësi të humbur të komunitetit të futbollit që zgjodhi të heshte për të drejtat e tij. Në “Procesi Sportiv”, ai nuk kurseu ironinë ndaj presidentit Armand Duka, i cili sipas tij po bën gati edhe pasardhësin në fron.
“Mbreti që është këtu ka 20 vjet që është në fron. Ai është aq shumë sa nuk mendon sa kohë do të rrijë, por si do të jetë ai që do të vijë. Ndaj merren me si do të vijnë, a do të vijnë nga jashtë apo nga brenda. Imagjino që do të zgjedhë edhe kush e ze fronin pas tij. Po bën gati një mbret të vogël ta nxjerrë nga valixhja e të jetë kopje. Mbreti këtu është njeriu më me fat mes atyre që kanë zaptuar federatat. Ai para se të kishte punë me futbollin, kishte punë me pulat. Tani ka punë me delet.
Asnjë votë kundër, edhe pse thonë që burrat e futbollit janë trima e të fortë, asnjë nuk doli kundër. Duhej të çohej ndonjë të thoshtë ça u bë me bojkotin që tani janë ngjeshur ndeshjet në Kalendar. Është ajo puna e allçisë., tani po futet mendja në allci.
Kjo Asamble kishte shansin e madh të përcaktonte sa kohë do të rrinte, jo të vinte emrin e kujt do të vijë. Duhej bërë 12 vite a 8 vite. Me këtë që po vuajmë ne këtu, është ta bësh katër, kjo të sihte në Asamble. Tani këtu kujdesen kush po vjen, a do të jetë Tare, Dervishi, Bogdani a Vata”, tha Sinemati për Asamblenë e Federatës. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit, Moçka: Flamurtari i mungon Superligës
Për arsye të tijat personale, Shpëtim.
Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll
Vllaznia u ndal këtë fundjavë në.
Fatkeqësi për trajnerin e Lushnjes, Gjyla humbet bashkëshorten
Një lajm i rëndë në ditën.
Leave a Comment