

Redi Jupi mendon se e vetmja gjë që mund të mbahet mend nga faza e parë e kampionatit është Vllaznia dhe loja e saj. Në studion e “Procesi Sportiv”, ai theksoi se kampionati ka aq pak diferenca, ndaj edhe të gjithë kanë fokusuar vëmendjen te ekipi që prodhonte lojën më të bukur.
“Faza e parë tregoi diferencë shumë të vogël mes ekipeve teknikisht e cila është paraqitur edhe në fushë. E kam thënë edhe në fillim, edhe në 2-3 javët e para, u pa që nuk ka diferencë të madhe teknike nga vendi i fundit dhe i parë. Bën diferencë Apolonia e Skënderbeu me të rinj, por kanë vështirësi për të marrë rezultate në një kampionat të varur nga pikët. Por diferencën teknike nuk e kanë shumë të madhe, kjo do të shihet në menaxhimin e ndeshjeve.
Në momentin që lojtarët po kalonin mirë dhe merrnin maksimumin nga lojtarët, skuadrat bënin mirë. Partizani bënte mirë e profilizohej si kampion i mundshëm, Kukësi nuk bënte mirë në dy javët e para, hyri me vonesë në kampionat dhe u profilizua. Tani po jep shenja Laçi me vonesë. Kastrioti ishte para po nuk ka cilësinë për titullin. Përeç tre skuadrave të fundit, fus edhe Kastriotin që teknikisht nuk ka përbërjen, 6 të tjerat janë afër me njëra-tjetrën dhe varet nga menaxhimi që do të bëjnë javë për javë, COVID, gjendja, mungesat se janë të reduktuara në cilësi. Një apo dy mungesa ndikojnë shumë në performancën e arritjen e rezultateve. Ky ekuilibër ka treguar se ka pasur diferencë të vogël.
Vllaznia është ndryshe, por në ndeshje të rëndësishme si humbja me Kukësin e në Laç, marrja e pikëve në fund, ka bërë të ketë shkëputje të vogël. Por nuk është konsistente në vazhdimësi.
Është ekuilibër i madh, zëre se nuk ka filluar ende kampionati. Nga kjo fazë e parë, ajo që na mbetet në mend është vetëm Vllanzia për futbollin që bën. Do të donim që të ishte lokomotiva. Do të donim që ky trend i Vllaznisë të krijohet që të shohim futboll cilësor”, tha Jupi. /vipsport.al/
more recommended stories
Administratori i Korabit: Njerëzit që drejtojnë Dinamon janë të ulët, kanë 3-4 muaj pa paguar lojtarët
Dinamo mori një fitore shumë të.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Lufta për KOKSH-in / Shyti: Asamblenë do e rrëzojë KAS; Ylli: Bezhani donte të bëhej si Duka ndaj janë bashkë
KOKSH pritet që këtë javë të.
Kabo: Rivalitet vetëm falë ekipeve të fundit. Të shkojnë në UEFA fjalët e Dajës është të vësh duart në kokë
Profesor Përparim Kabo, e vlerëson rivalitetin.