Ilir Daja: I kam respektuar të gjithë, por tani jam tifoz me Partizanin

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, po përgatit derbin e tij të parë si “i kuq” dhe shpreson që të gjejë aty fitoren që nu eka arritur kur drejtonte bardheblutë. Në “Pressing” ai insistoi se është ende herët për të folur për objektivat e secilës skuadër e duhet kohë për të parë pretendentët.

“Siç është situata  e pandemisë që ka luhatje në çdo fushë të jetës, ashtu ka edhe në këto javë. Ajo që është pozitive me ekipin është se nga ndeshja në ndeshje po bëjmë një konsolidim të manovrës. Kemi një kontingjent lojtarësh që kanë qenë edhe para dy vitesh kur Partizani është shpallur kampion. Ajo që mbizotëron te ekipi është shpirti i skuadrës, është më e rëndësishme për ekipin. Kemi të dubluar në mesfushë e sulm, por kemi mangësi në mbrojtje, por si po luajmë e kemi minimizuar këtë problem.

Të drejtosh Partizanin do të thotë që presioni për rezultat është prezent. Jemi në një nga ekipet më të titulluara në Shqipëri e gjithmonë e nisim me pretendime maksimale, pavarësisht merkatos. Jemi me këmbë në tokë, nuk kemi dalë me objektiva përfundimtare për fundin e kampionatit se nuk është normale. Por situata bën që ekipeve mund t’i mungojnë disa lojtarë, siç ka ndodhur. Do të thosha që jemi në javën e 5 e nuk do të thotë asgjë, duhet të kemi vazhdimësinë e lojës.

Diferencat nuk janë të mëdha, sepse faktori psikologjik nuk është në nivelin e duhur në çdo skuadër dhe do të thotë që ekipe të motivuar maksimalisht. Kush ka qenë i motivuar e ka bërë sakrificë për rezultatin, e ka marrë. Pastaj ka oshilacione brenda një ndeshje dhe nga një ndeshje në tjetrën, se edhe ngjeshja do të thotë që ka luhatje.

Është java e 5, nuk është se kemi menduar se çfarë vendi do të renditemi, se diferenca e pikëve nuk është e madhe, sidomos lart. Ajo që kemi menduar është që të marrim maksimumin në çdo ndeshje e të kemi vazhdimësi në 90 minuta dhe sa më pak luhatje sa i përket veprimeve. Jemi me këmbë në tokë se e dimë që kampionati ka edhe shumë javë të tjera dhe besoj se duke patur frymën e grupit dhe këto luhatje e problematikën e numrit të kufizuar në mbrojtje, do mendojmë si t’I kapërcejmë. Jemi të parët por me këmbë në tokë.

Sigurosht që të drejtosh të tre skuadrat që janë më të titulluarat në Shqipëri është një vlerësim i madh. Unë jam tifoz me skuadrën që drejtoj, siç kam qenë me Dinamon e Tiranën e Skënderbeun, tani jam me Partizanin dhe ky është profesioni. E mirë për mua është që ku jam, kam dhënë maksimumin dhe nuk kam parë kë kam përballë. I kam respektuar të gjithë, sidomos ku kam punuar, por kam dashur të marr maksimumin ku drejtoj. Jam te Partizani dhe jam tifoz i ekipit që drejtoj.

Derbi ka specifikën e vet, është  kryendeshja e kampionartit, por edhe ku ekipet janë pothuajse aty-aty: Tirana është kampione e shpallur para pak muajsh ndërsa ne jemi të parët, Nuk ka diferecnë të madhe pikësh, por ehd ekur kanë pasur, derbi është i paparashikueshëm. Është ndeshje ku ndoshta taktika del në një plan të dytë, është ndeshje për t’u fituar”, tha Daja. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al