Hafizi: Një nga derbit më të dobët, nuk më mbeti në mendje asgjë

Zërave të atyre që kanë kritikuar paraqitjen e skuadrave të Tiranës dhe Partizanit në derbi u është bashkuar edhe Astrit Hafizi. Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare,  në “SuperSport” deklaroi se për të ky ishte një nga derbit më të dobët në historinë e dy ekipeve.

“Nuk më mbeti në mendje asnjë gjë nga kjo ndeshje, ky mund të jetë një nga derbit më të dobët që kanë zhvilluar këto ekipe. Sado që ka luajtur Tirana kur ka qenë në vend të 6 a 7 e Partizani i pari, gjithmonë derbi ka qenë interesant.

Ndoshta nuk ka qenë tabela e klasifikimit që e ka vendosur, por kjo ndeshje ka diçka që e ka të vetën. Ndoshta ka arsye se dy skuadrat kanë marrë trajner të ri, edhe Daja që nisi muajt e parë me Partizanin e Nevili që ka me Tiranën 3-4 javë, nuk është e lehtë të bindësh e formosh një skuadër sipas ideve.

Partizani është më ndryshe se ka stabilitet, po fillon të ngjitet normalisht, mund t’i leverdiste të mos e humbte ndeshjen. Ashtu edhe për Nevilin, duke ardhur tani dhe kjo të përfundonte barazim. Skuadra ka nevojë për kolaudim të jashtëzakonshëm, idetë duan kohë dhe mund të justifikohet loja se janë të dy me trajnerë të rinj. Loja brenda kishte pak intensitet. Më përpara nuk pyetej ka apo jo njerëz në stadium, nëse kjo ka qenë temë diskutimi.

Barazimi ishtë i drejtë, kishte vetëm ndonjë moment se ndonjëherë është edhe çështje fati, si rasti i diskutueshëm i Tiranës. Kjo është e diskutueshme. Penalltitë në 5-1 kanë qenë vendime të drejta të dyja dhe ka vepruar mirë, nuk të linte vend për diskutim në të dy rastet”, tha Hafizi. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al