

Bekim Balaj ka gjetur më në fund rrjetën edhe në kampionain austriak, duke i dhënë fund heshtjes para portave kundërshtare. Sulmuesi kishte shpjeguar pak javë më parë në një intervistë se nuk ishte larguar nga Shturm Grac në verë pasi dëshironte të tregonte më të mirën aty pas një vit jo edhe aq bindës dhe pak nga pak po gjen formën e mirë dhe po shfaqet vendimtar me skuadrën e tij.
Goli i sotëm ndaj Tirolit ishte shumë i rëndësishëm, pasi i dha tre pikët skuadrës së tij duke e mbajtur në vendin e katërt në renditje dhe në ndjekje të skuadrave të kreut. Balaj ishte në stol në këtë sfidë, por u aktivizua në minutën e 69 të sfidës. Dy minuta më vonë për të erdhi një karton i verdhë por nuk do të vononte edhe goli i cili u realizua në minute e 76, duke i dhënë suksesin 1-0 Shturm Grac.
Në këtë sezon, Balaj kishte shënuar dy gola në Kupë me skuadrën e tij dhe një gol me përfaqësuesen shqiptare në miqësoren ndaj Kosovës. Ai mbylli vitin e kaluar me 6 gola të shënuar në 28 ndeshje në kampionatin austriak. /vipsport.al/
more recommended stories
E kërkonte presidenti amerikan, Tare thumbon Romën: Jam te klubi i parë i kyeqytetit
Kur Dan Friedkin mori drejtimin e.
Lorenco Vila: Sot e kishim detyrim fitoren. Nuk kemi dominuar vetëm në një ndeshje
Lorenco Vila e sheh si rrjedhë.
Krymi: Kukësi ka dal jashtë garës për titull, e duam shumë fanelën e Vllaznisë
Vllaznia duket se krahas synimeve madhore.
Martini: Fjalët e Dovedan? I them faleminderit. Për Vllazninë bëri diferencën që nisi kampionatin pa presion
Teuta më në fund theu mallkimin.
Leave a Comment