VIDEO/ Vazhdojnë naivitetet në mbrojtje. Tirana e Dedes nuk e di çfarë është fitorja para derbit

Tirana e këtij sezoni ka harruar të fitojë teksa sot ka ardhur barazimi i radhës  pas atij ndaj Bylisit në mesjavë. Bardheblutë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Kastriotit në stadiumin e Kamzës. Edhe pse kaluan të parët në avantazh falë talentit Ernest Muçi, sërish kryeqytetasit nuk ditën të mbronin në mënyrën e duhur avantazhin.

Goli i barazimit të krutanëve lind pikërisht nga një naivitet në mbrojtjen e Tiranës, teksa Nuriu humbet ekuilibrin në zonë dhe më pas Rezi arrin të pasojë lehtësisht për Dejvid që me gjithë portën në dispozicion nuk mund të gabonte. Në vazhdim, të dyja skuadrat kërkuan të shkonin te fitorja, por nuk ia dolën.

Kështu, ndeshja u mbyll në barazim me Tiranën që vazhdon të lejë pikë rrugëve teksa mbrojtja e titullit duket si një mission i pamundur për 25 herë kampionët. Nga ana tjetër, vazhdon paraqitja pozitive e Kastriotit, që mund të konsiderohet një surprizë deri në këtë moment të kampionatit duke grumbulluar nëntë pikë. Vetëm pesë pikë për Tiranën pas pesë ndeshjesh. /VipSport.al/

Kastrioti-Tirana 1-1

Shënues:34′ Dejvid /8’Muçi

Formacionet zyrtare:

Kastrioti: Hidi, Shkalla, Usein, Çela, Prodani, Bardhi, Rezi, Okebugu, Mehemeti, Dejvid, Plaku
Trajner: Ramazan Ndreu

Tirana: Bekaj, Najdovski, Nuriu, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Giamfi, Halili, Danso, Muçi, Torasa
Trajner: Nevil Dede

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al