VIDEO / Partizani me “poker” mund Skënderbeun, tani është përsëri i pari

Partizani është kryesuesi i ri i Kategorisë Superiore në javën e 5-të të saj. Pakkush e kishte parashikuar një gjë të tillë duke menduar telashet me të cilat janë përballur këtë verë të kuqtë. Por nën drejtimin e Ilir Dajës, skuadra kryeqytetase ia ka dlë të ringjitet në kreuen e renditjes, duke shfrytëzuar edhe ndalesat e ekipeve që kishte më sipër.

Hapi i fundit drejt kreut erdhi me një sukses të thellë 4-0 ndaj Skënderbeut, në një ndeshje që nuk u vu asnjëherë në diskutim nga Partizani. Bardhi i dha shumë shpejt avantazhin ekipit të tij në pjesën e parë ndërsa më pas ishte Mala i cili shënoi golin e dytë me një goditje dënimi të shklqyer.

Kjo ia bëri më të thjeshtë Partizanit administrimin e ndeshjes dhe të shkonte me qetësi në pjesën e dytë të sfidës, pasi në shtesën e të parës gjeti edhe golin e tretë me anë të Kardozos.

Skënderbeu u mundua të reagonte në fraksionin e dytë të lojës, por e kishte të pamundur të bënte ndonjë gjë përballë mbrojtjes së rreshtuar mire të të kuqve. Këta të fundit thumbuan përsëri dhe me një aksion individual të Solomon gjetën edhe golin e  4-0 që I vuri vulën kësaj fitoreje të thellë të ekipit kryeqytetas. /vipsport.al/

PARTIZANI-SKËNDERBEU 4-0
7’ Bardhi, 21’ Mala, 45’+1′ Kardozo, 70′ Solomon

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri (85′ Balla), Belica, Hakaj, Kote, Broja (85′ Dajçi), Bardhi (71′ Cara), Solomon, Mala (85′ Hasa), Kardozo (71′ Kordeiro).
Trajner: Ilir Daja.

Skënderbeu: Dajsinani, Vitija, Bicaj, Duka, Vangjeli (64′ Mara), Taipi, Duauna, Çela (77′ Govori), Berisha (46′ Armah), Tereziu (46′ Rrapaj), Pusi (46′ Randi).
Trajner: Julian Ahmataj

KV: Solomon / Tereziu, Bicaj

Gjyqtar: Olsid Ferataj

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al