

U duk se do të ishte një tjetër ditë “Jo” për Laçin ndaj Apolonisë, megjithatë për të nxjerrë sa më mirë teknikun Stavri Nica në ndeshjen e parë të tijin në stolin e kurbinasve, mendoi Kirian Nuabueze. Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar shpërtheu këtë sfidë me një tregolësh, duke përmbysur golin e Omerit.
Dy herë në fraksionin e parë dhe më pas edhe një tjetër rrjetë në pjesën e dytë bënë që fierakët të dorëzoheshin përballë Laçit, teksa më pas erdhi edhe goli i katërt nga Xhixha në minutën e 64. Sakaq, pesë minuta nga fundi kishte vend edhe për golin e Markut, ndërsa vendasit nuk kishin të ngopur duke shënuar sërish me anë të Xhixhës në minutën e 92 për të vulosur rezultatin përfundimtar 6-1.
Kështu, Laçi “harron” Cungun dhe siguron fitoren e parë në kampionat duke shkuar në kuotën e shtatë pikëve, ndërsa Apolonia ende nu ka siguruar trepikëshin e parë të këtij sezoni. /VipSport.al/
Laçi-Apolonia 6-1
Shënues: 33′, 37′, 62′ Nuabueze, 64’Xhixha, 85’Marku, 92′ Xhixha/ 28’Omeri
Formacionet zyrtare:
Laçi: Sherri, Marku, Ignjatoviç, Selmani, Turkaj, Deliu, Shehu, Xhixha, Teko, Prenga, Nuabueze
Trajner: Stavri Nica
Apolonia: Harizaj, Mumbar, Sota, Omeri, Hebeja, Zaimaj, Agiare, Haxhiu, Smaçi, Mihana, Gjata
Trajner: Xhovani Kolela
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Xhaferi tha se ka rinovuar, turqit kanë “prova” për klubin e ri të Hoxhajt: Firmos në Ligën e dytë
Vetëm dy ditë më parë Vllaznia.
Martini: Ishim në superformë, të tjerët me fat që u shty kampionati. Ne nuk e kemi me gjyqtarët
Fitorja ndaj Bylisit të premten, i.
VIDEO / E “tradhëton” e dashura, sulmuesi i Kosovës në telashe. Organizoi festë të paligjshme për ditëlindje
Lirim Kastrati është në telashe dhe.
Apollonia nga dita ne dite,me presidentin qe ka ne krye,do te shkermoqet keq e me keq sa do te na vije keq.