VIDEO / Milani vazhdon marshimin, Lacio mundet në shtëpi dhe është në krizë

Sfidat e kësaj jave në Serinë A kanë parë përsëri Milanin të kthehet te fitoret, duke treguar se kuqezinjtë janë shumë më të përqendruar në kampionat ku duan të vazhdojnë me këtë ritëm me të cilin kanë nisur edicionin. Kuqezinjtë e Piolit mundën sot ish-skuadrën e tij, Fiorentinën me shifrat 2-0 duke u shkëputur më shumë në kreun e renditjes.

Golat e Romanjolit dhe Kesit i dhanë që në pjesën e parë suksesin kuqezinjve të cilët u treguan cinikë dhe siguruan pikët që i nevojiteshin për të vijuar arratinë e tyre të vetëm në krye duke përfituar edhe nga rezultatet e skuadrave që i ndiqnin.

Një ndalesë të papritur e ka pësuar Lacio, e cila me Strakoshën në portë ka frenuar përballë Udinezes me shifrat 3-1. Skuadra bardhekaltër që tani e sheh veten 9 pikë larg kryesuesve të kampionatit dhe do të ketë shumë punë për të bërë për t’u kthyer në pozicionet e edicionit të kaluar. /vipsport.al/

REZULTATET

Lacio-Udineze 1-3

Bolonja-Krotone 1-0

Kaljari-Specia 2-2

Milan-Fiorentina 2-0

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al